Flash

Video/ Koreja e Jugut përfiton nga toleranca e Portugalisë: Hee-Chan kualifikon aziatikët me golin në shtesë

Lapsi.al 2 December 2022
Video/ Koreja e Jugut përfiton nga toleranca e Portugalisë: Hee-Chan

Koreja e Jugut është në raundin e  1/8-ave të Kupës së Botës 2022 pasi mundi 2-1 Portugalinë në ndeshjen e tretë të Grupit H. Skuadra e Bento fitoi pas disavantazhit fillestar të vendosur nga Ricardo Horta në minutën e 5'. Koreja e Jugut barazoi në të 27' me Young-Gwon "i ndihmuar" nga Cristiano Ronaldo. Në pjesën e dytë, luzitanianët humbën disa rinisje, ndërsa në minutën e 91'  Hee-Chan shënoi dhe i dhuroi kualifikimin skaudrës së tij. Kështu Koreja e Jugut është e dyta e kualifikuar në 1/8-at e Katar 2022 nga Grupi H, pas Portugalisë. Edhe pse Uruguaji fitoi në ndeshjen tjetër, atë me Ganën duke arritur pikë të barabarta me Korenë e Jugut, amerikanolatinët nuk arritën të kalojnë raundin për shkak të golavarazhit.

Në një Botëror të çuditshëm ku gjithçka po ndodh në fazën e grupeve, një kapitull tjetër nuk mund të mungonte për tu treguar. Koreja e Jugut e shkruan me forcën e vendosmërisë ndaj një Portugalie qarkulluese, por asnjëherë vendimtare në metrat e fundit. Edhe Cristiano Ronaldo në kërkesë të vazhdueshme për topa të luajtshëm duhej të dorëzohej në zero goditje. CR7 në ndjekje të rekordit të Eusebios duhej të kënaqej me një goditje me kokë larg kuadratit. Pastaj mundësinë flagrante të humbur vetëm me portierin, kur rezultati ishte 1-1.

E PAMENDUESHMJA NDODHI

Duhej të ndodhte thuajse e pamundura dhe ashtu u bë. Koreja e Jugut feston një kualifikim të bujshëm në raundin e 1/8 duke mundur Portugalinë 2-1 në kohën shtesë. E duke përfituar nga suksesi i njëkohshëm i Uruguait ndaj Ganës me vetëm dy gola diferencë, avancoi si e dytë. Uruguajit i duhej edhe një gol për të kaluar aziatikët, një gol që nuk e shënoi dot. Bilanci në grup u prish nga numri më i madh i golave ​​të shënuar nga Koreja e Jugut, i fundit vendimtar në minutën e 91-të me kundërsulmin perfekt të Son dhe Hee-Chan. Pastaj dhjetë minuta vuajtje, me veshin tek ajo që po ndodhte mes Uruguait dhe Ganës. Festa nisi në fund, misioni u përmbush dhe nuk ishte aspak një rezultat i paramenduar.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI