Flash

Brazilin nuk e trembin kundërshtarët, por... dëmtimet: Botëror i mbyllur për Gabriel Jesus e Alex Telles

Lapsi.al 3 December 2022
Brazilin nuk e trembin kundërshtarët, por... dëmtimet:

Botërori përfundoi për Gabriel Jesus dhe Alex Telles. Dy lojtarët, të cilët të dy u larguan para kohe në ndeshjen ndaj Kamerunit, iu nënshtruan testeve të para ditën e sotme. Rezultati... një lajm shumë i keq për Brazilin. Një problem në gjurin e djathtë u konstatua për të dy. Sulmuesi i Arsenal duhet të qendrojë jashtë për një muaj. Edhe më i rëndë dëmtimi i mbrojtësit të Sevilla, që rrezikon operacionin. Me Gabriel Jesus dhe Telles, numri i lojtarëve të dëmtuar te Seleçao rritet në 5 pas Neymar, Danilo dhe Alex Sandro.

Më shumë se disfata e parëndësishme ndaj Kamerunit, në kampin e Brazilit ka një shqetësim të madh për dëmtimet. Gabriel Jesus dhe Alex Telles e kanë mbyllur këtu Kupën e Botës. Neymar vazhdon të mbetet një pikëpyetje e madhe. Tite mund të buzëqeshë vetëm me rikuperimin tashmë të sigurt të Danilo dhe atë të mundshëm të Alex Sandro. Të dy duket se janë gati për raundin e 1/8 kundër Koresë së Jugut. Fondamental kthimi i Alex Sandro, që mbetet i vetmi mbrojtës i majtë në skuadër pas dëmtimit të Alex Telles.

"Sa i përket Neymar dhe Alex Sandro - tha Dr. Rodrigo Lasmar në konferencën për shtyp, pas ndeshjes me Kamerunin - ata nisin sot punën me topin. Të shohim si do të reagojnë. Në varësi të këtyre dy ditëve të ardhshme mund të parashikojmë në do të jenë ose jo në gjendje”, shtoi ai. Më shumë optimizëm mjeku ka treguar për mbrojtësin Danilo, i cili “paraqiti një evolucion shumë pozitiv”.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI