Flash

Video/ Holanda çerekfinalistja e parë: Dumfries gol e dy asist, nxjerr KO Shtetet e Bashkuara

Lapsi.al 3 December 2022
Video/ Holanda çerekfinalistja e parë: Dumfries gol e dy asist,

Holanda mposhti 3-1 SHBA-në dhe është skuadra e parë që kualifikohet në çerekfinalen e Katar 2022. Të besuarit e Van Gaal tashmë presin fituesin Argjentinë-Australi, për të mësuar kundërshtarin. Lojtari i Inter, Denzel Dumfries luajti një rol kryesor në fitoren holandeze. Mbrojtësi shërbeu 1-0 për Depay në minutën e 10. Pastaj anësori përsëriti asistin në minutën e 46 për Blind. Në fund, ai siguroi kualifikimin me një goditje të bukur me të majtën në minutën e 81. Amerikanët u futën në lojë momentalisht 1-2 me golin e Wright, por goli me fat nuk mund ti shpëtonte nga eliminimi.

Holanda është skuadra e parë e kualifikuar në çerekfinalen e Botërorit. Amerikanët kanë tani katër vite për të ngritur cilësinë në njëzet metrat e fundit. Sigurisht edhe për të fshirë naivitetin që cënoi ecurinë e tyre. Këto janë verdiktet e ndeshjes në stadiumin Khalifa International, që hapi fazën e 16 më të mirëve. Diferenca u bë pikërisht nga cilësia më e lartë e holandezëve në zonën kundërshtare. Por edhe problemet taktike të SHBA-së, duke qenë se tre golat e skuadrës së Van Gaal u favorizuan nga gabime mjaft të rënda individuale, apo kolektive.

DUMFRIES NË HISTORI

Holanda ka mbetur e pamposhtur në 22 ndeshjet e fundit në të cilat ka shënuar golin e parë të ndeshjes në Kupën e Botës. Humbja e fundit me përmbysje në kompeticion daton në 11 qershor 1978 (2-3 kundër Skocisë). Shtetet e Bashkuara, në anën tjetër, nuk kanë fituar kurrë një ndeshje të Kupës së Botës kur kanë shkuar në disavantazh. Për amerikanët 5 barazime dhe 18 humbje nga 23 ndeshje. SHBA ka lejuar tre gola në një ndeshje të vetme eliminatore të Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 1934. Herën e fundit që kishte ndodhur, ishin dërrmuar  1-7 nga Italia.

Me golin e tij dhe dy asiste, Denzel Dumfries u fut në histori. Ai është lojtari i tretë i Holandës që u përfshi në tre ose më shumë gola në një ndeshje të vetme të Kupës së Botës. Dumfries bashkohet kështu me legjendarët Johann Crujiff (1974) dhe Rob Resenbrink (1978).

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI