Flash

Kim, sakrifica ekstreme për Korenë e Jugut: "Gati të dëmtohem keq, vetëm të luaj kundër Brazilit"

Lapsi.al 4 December 2022
Kim, sakrifica ekstreme për Korenë e Jugut: "Gati të

Kim Min-jae është një nga pikat e forta të Koresë së Jugut në Botërorin e Katarit. Qendërmbrojtësi mungoi për shkak të një problemi muskulor në ndeshjen e fundit ndaj Portugalisë. Tani, Kim nuk dëshiron absolutisht të humbasë 1/8-ën ndaj Brazilit. Nga grumbullimi Korean në Katari ai ka dhënë një mesazhe që e sheh gati të bëjë edhe një sakrificë ekstreme. “Ishte e vështirë të shikoje nga pankina, por dëmtimi që pësova nuk më lejoi të isha në 100%. Kështu që në një ndeshje kaq të rëndësishme menduam se ishte më mirë të mos rrezikonim. Më erdhi keq që nuk isha aty. A do të luaj kundër Brazilit? Dua të bëj gjithçka për të qenë atje, jam gati të luaj edhe me koston e dëmtimit më të rëndë".

Lexo më tej: Video/ Katar 2022, Uruguaj përplaset te shtyllat: Korea e Jugut rrëmben barazimin

Në Katar Kim nuk po i përsërit paraqitjet e shkëlqyera me Napolin, por gjithsesi është mbrojtësi më i mirë i Koresë. E në këtë pikë, ai është një nga lojtarët më përfaqësues dhe më me përvojë për Bento. Pasi realizoi ëndrrën për të arritur në 1/8, tashmë ai absolutisht nuk dëshiron të humbasë ndeshjen ndaj Seleçaon. “Shokët e mi të skuadrës ishin të shkëlqyer. Mendoj, gjithësesi, se duke luajtur pavarësisht se jo në gjendjen më të mirë, do të kisha vuajtur më pak se sa ndodhi në pankinë”. Kim pastaj i bëri elozhe skuadrës, në vigjilje të ndeshjen me favoritin numër 1 të turneut: “Shokët e mi luajtën shumë mirë, ne u kualifikuam për 1/8, por tani duhet të përgatitemi edhe më mirë”. Koreanët kanë nevojë për një mrekulli të vërtetë dhe për ta arritur u duhet një dozë e mirë fati. Por edhe lojtarët më të mirë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI