Flash

E bujshme, Adriano vendos rekord jashtë fushës: e lë nusja 24 ditë pas martese për shkak të... Brazilit

Lapsi.al 4 December 2022
E bujshme, Adriano vendos rekord jashtë fushës: e lë nusja 24

Festa për fitoren vazhdoi shumë gjatë dhe bëri të dështojë ajo për... dasmën! Historia që vjen nga Brazili dhe që ka të bëjë me Adriano është vërtet e bujshme. Sipas gazetës Extra të Rio de Janeiro, në fakt, martesa e ish-sulmuesit me Micaela Mesquita, u celebrua me një rit civil vetëm 24 ditë më parë. Tani martesa e tyre është totalisht në krizë. Madje nuk u organizua ceremonia intime me miqtë dhe të afërmit që të dy kishin planifikuar për këtë fundjavë.

Sipas rikonstruksionit të gazetës, Adriano kishte shkuar në Vila Cruzeiro, në lagjen ku u rrit në veri të Rio de Zhaneiros. Ish-sulmuesi donte të shihte me disa miq ndeshjen mes Brazilit dhe Zvicrës, të fituar nga Selecao 1-0. Festa e fitores më pas duhet t'i ketë dalë jashtë kontrollit ish-sulmuesit të Inter, që ishte kthyer në shtëpi vetëm dy ditë më vonë. E kuptueshme që nusja e re ka shpërthyer zemërimin e saj.

Lexo më tej: “Adriano nuk jeton më”. Perandori i përgjigjet lajmeve mbi ndarjen e tij nga jeta: “Jam fantazma e tij”

Micaela Mesquita është një parukiere braziliane, e dashura e Adrianos që nga viti 2015. Sipas mediave braziliane, marrëdhënia ka qenë gjithmonë e turbullt. Gruaja e ka dëbuar "Perandorin" nga shtëpia dhe anuloi festën për dasmën. Duket se martesa e tyre ka përfunduar pothuajse para se të fillonte. 24 ditë është vërtet një rekord.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI