Flash

Video/ Tris ndaj Senegalit, zhbllokohet edhe Kane: në çerekfinale beteja epike me Francën

Lapsi.al 4 December 2022
Video/ Tris ndaj Senegalit, zhbllokohet edhe Kane: në çerekfinale

Angli-Francë është çerekfinalja e dytë e përcaktuar tashmë e Kupës së Botës 2022. Kombëtarja e Southgate mposhti Senegalin 3-0 në raundin e 1/8 dhe i dhuron vetes sfidën me Mbappé dhe shokët e tij. Në 10 dhjetor një betejë epike, mes dy pretendentëve për Kupën e Botës. Për Anglinë gjërat shkuan mirë në fundin e një pjese të parë shumë të vuajtur. Një blic i Henderson zhbllokoi ndeshjen (38'), përpara se Kane të dyfishonte avantazhin në frymën e fundit të pjesës së parë. Në fillim të pjesës së dytë i takoi Saka që të mbyllte llogaritë (57'). Turneu për skuadrën e Cissé përfundon me një humbje të rëndë, pas një fillimi mjaft premtues të ndeshjes.

Gjithçka e lehtë për Anglinë, që respektoi parashikimin dhe u kualifikua në çerekfinale të Botërorit. Sukses bindës 3-0 ndaj Senegalit. Nisja ishte me një ritëm të ngadaltë të ndeshjes, më pas loja ndryshoi marsh në minutën e 38-të. Kane shërben vertikalisht për Bellingham, që shërbeu në qendër për Henderson, që bëri 1-0. Një çast para intervalit, erdhi dyfishimi, këtë herë me këmbën e djathtë të Kane. I Foden asisti për golin e parë të Këpucës së Artë të Rusi 2018. Senegali pa shpresa të mëdha në pjesën e dytë, pësoi në minutën e 57 edhe golin e 3-0. Saka i çliruar në zonë nga një Foden i frymëzuar, mbylli llogaritë.

Lexo më tej:Video/ Giroud rekordmen, Mbappe spektakolar: Franca shkatërron 3-1 Poloninë e fluturon në çerekfinale

BETEJA EPIKE

Misioni i përmbushur, pra, për kombëtaren e Tre Luanëve. Formacioni i Southgate pati nevojë për gjysmë ore loje për të gjetur impaktin e duhur. Pas minutave të para vuajtje ndaj një Senegali agresiv, anglezët zhbllokuan sfidën dhe fluturuan në çerekfinale me bindje e rezultat. Goli i parë për Kane, qendërsulmuesi i Anglisë ende pa gol në Katar. Tani përballë do të jetë një nga pengesat më të frikshme për t'u kapërcyer: kampionët në fuqi. Një sfidë plot sharm, që megjithatë Botërorit i mungon prej 40 vitesh. Hera e fundit ishte në Spanjë në vitin 1982, me një fitore angleze 3-1. Të dyja skuadrat, për më tepër, nuk ishin përballur kurrë në fazën eliminatore në historinë e tyre, por gjithmonë dhe vetëm në fazën e grupeve.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI