Flash

Brazili, shpërthen çështja e "biftekut të artë". Thiago Silva: "Polemika artificiale, duan të pengojnë skuadrën"

Lapsi.al 4 December 2022
Brazili, shpërthen çështja e "biftekut të

Në Brazil ka shpërthyer rasti i biftekut të artë. Gjatë një gjysmë dite pushimi të dhënë nga Tite, disa lojtarë të Seleçaos – Gabriel Jesus, Eder Militao, Vinicius – shkuan për darkë me Ronaldon Fenomenin në një restorant në Doha. Të gjithë porositën një fileto me gjethe ari, një pjatë që kushtonte gati 300 euro. Në Brazil, dikush ishte indinjuar. Në mbrojtje të skuadrës ka dalë Thiago Silva.

Kapiteni i Brazilit, Thiago Silva, iu përgjigj një pyetjeje në konferencën për shtyp: "Së pari, këtu duhet të analizojmë se çfarë bëjmë në fushë. Të vlerësojmë nëse kemi luajtur mirë apo keq. Nuk do t'ia lejoj vetes të flas për atë që ndodh jashtë fushës. Shijuam një pushim të shkurtër, djemtë mund të dilnin me familjet e tyre dhe të darkonin ku të donin. Ndonjëherë më duket se nga diku përpiqen të krijojnë telashe artificialisht. Sikur duan të pengojnë ecurinë e skuadrës, dhe më vjen shumë keq për këtë. Ne por jemi të përgjegjshëm, të qetë dhe të vetëdijshëm për qëllimin final”, tha Thiago Silva.

Lexo më tej: Entuziazëm në Brazil, Neymar në fushë kundër Koresë. Tite e konfirmon: “Luan ai dhe 10 të tjerë”

Historia e zakonshme e disproporcioneve mes të pasurve dhe të varfërve, jo vetëm në Amerikën e Jugut. Treqind euro për një biftek nuk janë asgjë për dikë që fiton miliona euro në vit. Por në Brazil paga minimale është rreth 250 euro, më pak se një biftek i artë në Katar. E megjithatë, lojtarët e Selecao kanë të drejtën edhe të zbaviten, për të larguar presionin e një turneu si Kupa e Botës.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI