Flash

Hyrje me dhunë në shtëpi, 350 mijë euro vlera e grabitur: Sterling "braktis" Botërorin e kthehet në Angli

Lapsi.al 5 December 2022
Hyrje me dhunë në shtëpi, 350 mijë euro vlera e grabitur:

Raheem Sterling humbi ndeshjen kundër Senegalit për shkak të një emergjence familjare. Sulmuesi i Chelsea, pasi mori lejen nga trajneri Southgate, u largua nga kampi stërvitor për t'u kthyer në Angli. Sterling duhet të ishte pranë gruas dhe tre fëmijëve të tij në këtë moment, pasi mësoi lajmin për një hyrje me dhunë në shtëpinë e tij nga disa grabitës. "Prioriteti i tij është të jetë me familjen, ne do ta mbështesim dhe do t'i japim të gjithë kohën që i nevojitet. Ndonjëherë futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme, familja vjen e para", tha Southgate. Është e paqartë nëse Sterling do të kthehet në kohë për të luajtur në çerekfinale kundër Francës të shtunën më 10 dhjetor.

Lexo më tej: Video/ Tris ndaj Senegalit, zhbllokohet edhe Kane: në çerekfinale beteja epike me Francën

Fillimisht u mendua se bashkëshortja dhe tre fëmijët e Sterling ishin të pranishëm në momentin e bastisjes. Policia e Surrey që po heton rastin lëshoi një deklaratë të hënën në mëngjes. Sipas tyre, askush nuk ishte në shtëpi në momentin e vjedhjes. Aktualisht po hetojmë një vjedhje të raportuar në një adresë të Oxshott, Leatherhead. Policia u kontaktua pak para orës 21:00 të së shtunës, 3 dhjetor, pasi pronarët u kthyen në shtëpi dhe panë një sërë sendesh, duke përfshirë bizhuteri dhe ora, që i ishin vjedhur. Dyshohet se grabitësit kanë vjedhur sende me vlerë 350 mijë euro. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave. Nuk ka patur kërcënime për dhunë, pasi sendet e vjedhura janë zbuluar më pas. Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI