Flash

Eksperti i të drejtave sportive, Grassani frikëson Juventus: "Hetim më i rëndë se Calciopoli, rezik rënie në B"

Lapsi.al 5 December 2022
Eksperti i të drejtave sportive, Grassani frikëson Juventus:

“Mendoj se është hetimi më serioz që Juventusi ka kaluar në historinë e tij, madje më serioz se ai i Calciopoli”. Ky është mendimi i avokatit Mattia Grassani, ekspert i së drejtës sportive, në Radio Anch'io Sport në Rai Radio1. "Hetimi përfshin një seri të paprecedentë parregullsish. Rastet, si krimet, ashtu dhe shkeljet e rregullave të bursave, shoqërive dhe ato sportive përfshijnë një sërë sjelljesh të paligjshme. E përsëris, janë të paprecedentë. Juventus është në rrezik të madh për më shumë se një gjobë ose penalitet, nese do te konstatohen akuzat. Kur ka tjetërsim dokumentesh mund të ketë pasoja më të rënda. Në rast se regjistrohesh në kampionat, me tjetërsim dokumentash mund të ndodhë zbritja në vendin e fundit, heqja e titullit kampion".

"Besoj se duke qenë se drejtësia sportive ka nevojë për shpejtësi, procedura me siguri do të përfundojë deri në fund të sezonit. Sanksionet do të zbatohen menjëherë - tha Grassani -. Dorëheqjet masive të kujtojnë zgjedhjen e Juventusit në 2006 - vazhdoi avokati Grassani -. E janë një shenjë pozitive në një situatë shqetësuese. Por nuk mjafton për të zhbërë faktet, nëse provohen. Edhe pse tregojnë shumë për vullnetin e shoqërisë për të izoluar problemin. Në nivelin penal, besoj se tashmë është shpallur një vendim mbi jo aktualitetin e kërkesës paraprake për Andrea Agnelli. Sepse janë krime korporative që nuk mund të përsëriten më me dorëheqjen”.

NENI QË PARALAJMËRON RËNIEN

“Ajo që po del, nëse konstatohet, siç u përmend, mund të çojë në një dënim të rëndë. Neni 31 paragrafi 2 i kodit të drejtësisë sportive, për shkelje në çështjet ekonomiko-financiare dhe menaxheriale, përcakton qartë. Nëse ka tjetërsime të dokumenteve, pra akte private që shtyjnë pagesën e pagave, kjo seri hipotezash shkeljesh disiplinore mund të çojë në pasoja më të mëdha se penaliteti. Norma parashikon që, në rast regjistrimi në kampionat, përmes tjetërsimit të dokumentave, mund të çojë deri te përjashtimi nga kampionati. Natyrisht zbritja në vendin e fundit dhe humbja e titullit të kampionit të Italisë”.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI