Flash

Anglia në çerekfinale, Rice i paralajmëron të gjithë: “Jemi të nënvleftësuar. Të tjerët tani mund të kenë frikë”

Lapsi.al 5 December 2022
Anglia në çerekfinale, Rice i paralajmëron të gjithë:

Anglia kaloi në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar me zhurmë golash. Kundër Senegalit vetëm 30 minuta vuajtje, pastaj Tre Luanët dominuan totalisht, duke marrë rezultatin që i vendos përballë Francës. Duke përfituar nga përfaqësimi bindës në 1/8, mesfushori i Anglisë, Declan Rice, ka komentuar suksesin e Tre Luanëve kundër Senegalit. Një triumf që e dërgoi skuadrën me të drejtë në çerekfinale ndaj Francës.

“Kombëtaret e tjera mund të fillojnë të kenë frikë nga ne tani”, ka thënë anglezi me shumë vendosmëri dhe entuziazëm, siç nënvizon Goal. "Ne jemi një ekip i mrekullueshëm, por nuk marrim merita për atë që bëjmë. Kur skuadra si Argjentina apo Holanda e fitojnë ndeshjen e tyre lehtësisht, atyre u thuhet se janë të forte. Ndërsa ne jemi të nënvlerësuar", e përfundoi mendimin kritik Rice.

Lexo më tej: Video/ Tris ndaj Senegalit, zhbllokohet edhe Kane: në çerekfinale beteja epike me Francën

Tani do të shohim se si do të sillet skuadra e teknikut Southgate në çerekfinale ku, me shumë mundësi, nuk do të ketë në dispozicion Sterling. Lojtari është detyruar të kthehet në Angli pasi ndodhi një grabitje në shtëpinë e tij. Një problem tjetër për tu zgjidhur nga trajneri, që mund t'i besojë Foden, bashkë me Kane dhe Rashford.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI