Flash

Grabitja në shtëpinë e Raheem Sterling: policia rindërton dinamikën e vjedhjes në vilën e lojtarit

Lapsi.al 5 December 2022
Grabitja në shtëpinë e Raheem Sterling: policia rindërton
Hetimi i policisë në Surrey, zbuloi elemente të papritura në historinë që përfshinte nga afër Raheem Sterling, sulmuesin e Anglisë. Sipas rikonstruksionit, në fakt “nuk ka pasur kërcënim për dhunë”. Kjo edhe për shkak se askush nuk ka qenë i pranishëm në shtëpi në momentin e ndërhyrjes së hajdutëve. Prandaj nuk ka qenë një grabitje me armë, por një vjedhje. Në shënimin e lëshuar nga policia saktësohet se “banorët e shtëpisë kanë thirrur agjentët e policisë pas orës 21. Pasi pasi janë kthyer në shtëpi familjarët e Raheem Sterling kanë konstatuar mungesën e orëve dhe bizhuterive”. Duke folur për orët, plaçka e vjedhur nga hajdutët duhet të arrijë në rreth 300,000 paund. Megjithatë, policia saktëson se hetimet janë ende në vijim. Lexo më tej: Hyrje me dhunë në shtëpi, 350 mijë euro vlera e grabitur: Sterling “braktis” Botërorin e kthehet në Angli Lojtari është njoftuar kur ishte duke përgatitur ndeshjen me Senegalin, me të ciln Anglia duhej të ndeshjej në 1/8 e Botërorit. Me lejen e teknikut Southgate, Raheem Sterling ka lënë grumbullimin, duke u kthyer menjëherë në Angli.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI