Flash

Përgjimet zbulojnë merkaton e Juventus: Haaland e Donnarumma në shënjestër, ja çfarë nuk funksionoi

Lapsi.al 6 December 2022
Përgjimet zbulojnë merkaton e Juventus: Haaland e Donnarumma në

Përgjimet telefonike që u janë bërë drejtuesve të Juventusit gjatë hetimit të Prisma, për llogaritë e klubit, kanë një tjetër implikim kurioz. Në retrospektivë, dolën në pah disa prej negociatave të studiuara nga Juventusi në merkato. E gjitha falë telefonatave të përgjuara mes drejtorit sportiv Cherubini dhe Andrea Agnelli. Por edhe mesazheve të 2019-ës me Fabio Paratici. Shkëmbimet për të kryer, por edhe të rinj për t'u ndjekur si Haaland, në atë kohë te Salzburg. Sigurisht, bardhezinjtë nuk humbasin kurrë nga vëmendja lojtarët në skandecë, duke konfirmuar interesin për Donnarumma në atë kohë te Milan.

Shumë pak nga këto operacione u materializuan më pas. Por duke analizuar letrat mund të kuptohet strategjia e Juventusit në merkato, në periudhën trevjeçare në fjalë. Emrat e shquar nuk mungojnë.

I pari është pikërisht ai i Donnarumma. Emri i portierit figuron në një mesazh mes Fabio Paratici, Federico Cherubini dhe Claudio Chiellini: “Milik dhe Donnarumma do të ndiqen për vitin 2021 në skadencë”. Nëse portieri më pas përfundoi nga Milani te PSG, sulmuesi polak mbërriti në verën e vitit 2022 nga Marseille.

OPERACIONET QË NUK PËRFUNDUAN

Nëse nga përgjimet, të rinjtë për tu ndjekur citohen Haaland i Salzburgu, Malen i PSV, Zaniolo, Tonali, Kumbulla dhe Kulusevski, vetëm ky i fundit është marrë nga Juventus. Janë të tjera operacione merkato që dukej se ishin ngritur dhe më pas dështuar. Të gjithë fryt, ose pothuajse, i shkëmbimeve me vlerë të barabartë të kartonit.

Një shkëmbim me Tottenham do ta kishte çuar De Sciglio në Londër dhe Rose në Torino, me një vlerë prej 20 milionë eurosh për të dy lojtarët. Nga ana tjetër, shkëmbimi Emre Can-Leandro Paredes duhet të ishte bërë me PSG-në, të dy me vlerë 60 milionë euro. Argjentinasi më pas mbërriti këtë vit në skuadrën e Allegri.

Me Milan ishte pothuaj i vendosur transferimi i Demiral, në pritje të ofertës së menaxherit të mbrojtësit turk. Ndërsa me Manchester United, shkëmbimi i propozuar nga klubi anglez do të kishte sjellë Donny van de Beek te Juventus në këmbim të McKennie. Të dy lojtarët të vlerësuar në 50 milionë euro. Marrëveshja humbi për shkak të vullnetit bardhezi, për një lojtar të ndryshëm nga mesfushori sulmues holandez.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI