Flash

Video/ Presidenti i Brazilit Lula, mesazh Selecaos: "Bëjmë tifo që Pele të festojë me në Kupën e gjashtë"

Lapsi.al 6 December 2022
Video/ Presidenti i Brazilit Lula, mesazh Selecaos: "Bëjmë tifo
Presidenti i zgjedhur i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva (Pt), ka festuar në Instagram fitoren ndaj Koresë së Jugut. Brazili i tij ka dominuar ndeshjen në fazën e 1/8 të Kupës së Botës, duke marrë një sukses 4-1 ndaj aziatikëve. Tani 5 herë kampionët e botës shkojnë në çerekfinale ku do të gjejnë Kroacinë. Një ndeshje e vështirë, por brenda mundësive të Selecaos, kështu që menjëherë pas fitores me Korenë, Lula ka dërguar një mesazh për Brazilin duke i uruar edhe Pele shërim të shpejtë. “Të gjithë duhet të brohorasim që simboli më i mirë i kombëtares dhe i futbollit brazilian të rimarrë veten. E të jetë mes nesh për të festuar fitoren e Botërorit të gjashtë. Pele, shëndet për ty”, uroi Lula, pasi kishte deklaruar më parë: “Fitorja e sotme ishte shumë e rëndësishme. Besoj se Brazili mund ta fitojë Botërorin, nëse luan me seriozitetin e pjesës së parë të sotme”.
Një qendrim që mbështetet edhe nga Vinicius Junior. Tepër i motivuar sulmuesi i Real Madrid, pas golit dhe fitores me Korenë e Jugut. "Me kalimin e kohës jemi rritur në kompeticion. Çdo ndeshje që kalon, ne jemi më të sigurt dhe më në harmoni - shpjegoi sulmuesi brazilian -. Sot luajtëm kundër një skuadre që të jep hapësirë dhe kur ata na japin hapësirë është shumë e vështirë për kundërshtarin”, shtoi Vinicius. Mënyra më e mirë për t'iu përgjigjur atyre që kritikojnë për çështjen e kërcimit? Të vazhdojmë të kërcejmë deri në finale. Dhe unë i dërgoj një përqafim të madh Pelé, i cili ka nevojë për forcë – përfundoi Vinicius fjalën e tij -. Kjo fitore i shkon atij, i cili mund të dalë nga kjo situatë dhe ne mund të jemi kampionë për të”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI