Flash

Nis revolucioni te Gjermania: Bierhoff largohet nga DFB pas 18 vjetësh

Lapsi.al 6 December 2022
Nis revolucioni te Gjermania: Bierhoff largohet nga DFB pas 18 vjetësh

Revolucioni nis tashmë në futbollin gjerman. Pas dështimit të bujshëm në Katar, me eliminimin e dytë radhazi nga faza e grupeve, ka ardhur lëvizja e parë. Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka njoftuar zgjidhjen e kontratës me Oliver Bierhoff. Ish-sulmuesi i Udinese dhe Milan paguan për të gjithë dhe largohet nga roli i drejtorit menaxhues të ekipeve kombëtare dhe Akademisë: “Pas 18 vitesh në pozicione përgjegjësie në Federatën Gjermane të Futbollit (DFB), kam dhënë dorëheqjen nga posti im si drejtor i ekipeve kombëtare dhe akademisë me efekt të menjëhershëm. Ramë dakord sot me presidentin Bernd Neuendorf. Kështu po i hap rrugën vendimeve të reja", thuhet në deklaratën e Bierhoff.

“Puna ime ka qenë gjithmonë e udhëhequr nga bindja se duhet të bëj më të mirën për FBB-në dhe ekipet kombëtare”. Kështu, ka shkruar 54-vjeçari që iu bashkua federatës në vitin 2004 dhe u bë kampion bote në 2014. Kjo është arsyeja pse performanca e Kombëtares në Botërorin e Rusisë dhe Katarit më lëndoi edhe më shumë. Ja përse nuk largohem pa autokritikën e duhur. Në katër vitet e fundit nuk kemi arritur të ndërtojmë sukseset e mëparshme e t'u japim tifozëve arsye për të festuar. Disa vendime për të cilat ishim të bindur nuk rezultuar të sakta. Askush nuk pendohet më shumë se unë. Unë marr përgjegjësinë për këtë. I uroj DFB-së suksese në detyrat e tyre të rëndësishme. Shpresoj që tifozët të vazhdojnë të mbështesin skuadrën me pasion edhe në të ardhmen”.

DFB: “FALEMINDERIT OLIVER”

"Oliver Bierhoff i ka bërë shërbime të shkëlqyera DFB-së. Edhe nëse turnetë e fundit nuk i kanë përmbushur objektivat sportive, ai përfaqëson momente të mëdha. Puna e tij gjithmonë do të lidhet me suksesin e Kupës së Botës në Brazil. Edhe në kohë turbulente, ai gjithmonë ka ndjekur synimet dhe vizionet e tij dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme në FBF. Në emër të punonjësve të DFB-së, dua të falënderoj Oliver Bierhoff për gjithçka që ka bërë për ne dhe për futbollin në Gjermani. I urojmë Oliver Bierhoff më të mirën në punën e tij të ardhshme”.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI