Flash

Video/ Gonçalo Ramos "fshin" CR7: Portugalia asfalton Zvicrën, në çerekfinale e pret Maroku

Lapsi.al 6 December 2022
Video/ Gonçalo Ramos "fshin" CR7: Portugalia asfalton

Marok-Portugali është çerekfinalja e fundit që doli në tabelën e rezultateve të Kupës së Botës 2022. Kombëtarja luzitane, me Cristiano Ronaldo në stol deri në minutën e 73, mposhti Zvicrën 6-1. Portugalia e udhëhequr nga një Gonçalo Ramos i jashtëzakonshëm, shkatërroi helvetët. Tregolëshit të sulmuesit të Benfica iu shtuan edhe golat e Pepe, Guerreiro dhe Leao. Skuadra e Yakin duhet të kënaqen me golin e flamurit të Akanji. Shenja e vetme e një mbrëmje vërtet makthi.

Cinike, e papërmbajtshme, e rrjedhshme dhe e bukur për t'u parë. Portugalia rifillon në mënyrën më të mirë, pas humbjes me Korenë e Jugut. Mbi të gjitha, atë, që mund të përkufizohet si epoka pas CR7. Në fakt, ish-lojtari i United kishte nisur gjithmonë titullar në ndeshjet eliminatore në të cilat kishte marrë pjesë mes Kampionatit Evropian dhe Botërorit. Por trajneri Santos ka dashur të hapë një kapitull të ri ndaj Zvicrës. Protagonist absolut është 21-vjeçari Gonçalo Ramos, i cili merr një trashëgimi shumë të rëndë. Sulmuesi i Benfica mori skuadrën mbi supe dhe e tërheq në turin tjetër me një paraqitje të paharrueshme. Për ta ndihmuar, natyrisht, talenti i Bernardo Silvës dhe Bruno Fernandes. Pa harruar ndeshjen e madhe të Guerreiro e Dalot e soliditetin e përjetshëm të Pepe.

Lavdi në fund edhe për Leao, tashmë në golin e tij të dytë (të jashtëzakonshëm) në turne. Sulmuesi i Milan, pavarësisht minutazhit shumë të vogël në ndeshje, la shenjën e tij. Një makinë që duket e përsosur, ndoshta edhe më shumë se kur Cristiano është në fushë, dhe që tani mund të ëndërrojë shumë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI