Flash

Anglia zgjedh atë që do mbulojë Mbappe, Walker: "Sigurisht, që nuk do t'i shtroj tapetin e kuq"

Lapsi.al 8 December 2022
Anglia zgjedh atë që do mbulojë Mbappe, Walker: "Sigurisht,

Kyle Walker është gati të sfidojë Kylian Mbappé. Do t'i takojë mbrojtësit anglez detyra e mundimshme për të ndalur fenomenin francez. E megjithatë, Walker është gati për përplasjen e të shtunës në mbrëmje në çerekfinalen e Katar 2022. “Ndeshja nuk është Anglia kundër Mbappé, por Anglia kundër Francës – shpjegoi ai në konferencën për shtyp -. Do ta respektojmë, por nuk kam ndërmend të shtroj tapetin e kuq që ai të shënojë. Është fitore ose vdekje, nëse humbasim shkojmë në shtëpi."

Walker nuk e fsheh njëfarë optimizmi për mënyrën se si mund të ndalet Mbappé: "E di se çfarë duhet të bëj, duhet ta ndaloj. Ndoshta është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por nuk e nënvlerësoj veten. Kam takuar lojtarë të mëdhenj edhe më parë. Kështu që unë e trajtoj atë si një tjetër prej tyre. Unë do t'i jap atij respektin që meriton, por jo shumë sepse kjo është Anglia. Asnjë lojtar nuk bën një ekip. Ky nuk është tenis, nuk është një sport solistësh".

HISTORIA MES DY LOJTARËVE RIVALË

Dueli Walker-Mbappé është i paprecedentë në Kupën e Botës, por të dy janë përballur katër herë në sezonet e fundit. Me fanellën e City e PSG ata janë sfiduar në Champions League. Mbrojtësi i Citizens ka ndër karakteristikat e tij një shpejtësi të madhe, një cilësi themelore në përpjekjen për të ndalur xhevahirin francez.

Walker, megjithatë, paralajmëron se nuk mund të identifikohet Franca vetëm me Mbappé. "Mendoj se kur luajtëm kundër tij në katër ndeshjet e Champions me Manchester City, nuk mendonim vetëm për Mbappe. E kështu do të jetë edhe të shtunën. Ka lojtarë të tjerë të mirë që nuk mund t'i nënvlerësojmë. Lojtarë që kanë fituar tituj të mëdhenj, kanë fituar Kupën e Botës. Ai është një lojtar i madh - të gjithë e dimë këtë - por le të mos harrojmë Olivier Giroud. Ai ka shënuar gola të panumërt për Francën e në Premier League. Pastaj është Ousmane Dembele që, për mua, është po aq i mirë në krahun tjetër. E një lojtar shumë dinak si Antoine Griezmann.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI