Flash

Lirohet Griner, basketbollistja e burgosur në Rusi: futet në shkëmbim me një trafikant armësh

Lapsi.al 8 December 2022
Lirohet Griner, basketbollistja e burgosur në Rusi: futet në
Brittney Griner më në fund është e lirë. Basketbollistja amerikane, e burgosur prej gati një viti në Rusi, është përfshirë në një shkëmbim të burgosurish me trafikantin e armëve Viktor Bout. Konfirmimi erdhi nga presidenti amerikan Joe Biden i cili shkroi në Twitter: "Kam folur me Brittney. Ajo është e sigurt, është në një aeroplan, po kthehet në shtëpi." Më 9 nëntor, pas gati 9 muajsh burgim në një burg në Moskë, superylli amerikan i WNBA u transferua në një qendër paraburgimi, në një koloni penale. Griner ishte ndaluar në aeroportin e kryeqytetit rus me një sasi të vogël vaji kanabisi. Basketbollistja u dënua gushtin e kaluar me 4 vjet burg. Që në atë moment nisën negociatat mes dy shteteve për të liruar Griner. Lexo më tej: Gjykata ruse dënon me 9 vite burg basketbollisten amerikane Një gjykatë ruse e dënoi yllin e basketbollit amerikan Brittney Griner me nëntë vjet burg nën akuzat e lidhura me drogën. Ata e shpallën fajtore për “mbajtje dhe kontrabandë të lëndëve narkotike”. Basketbollistja u shoqërua nga salla e gjyqit në pranga pas vendimit dhe u tha gazetarëve: “Unë e dua familjen time.” 31-vjeçarja Griner është fituese dy herë e medaljeve të arta olimpike dhe yll i Shoqatës Kombëtare të Basketbollit të Grave (WNBA), në Shtetet e Bashkuara. Ajo u arrestua në mes të shkurtit, kur mbërriti në Rusi për të luajtur për një skuadër ruse, pasi iu gjet në bagazh vaj kanabisi.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI