Flash

Trajneri më i keq, Van Gaal replikon me Di Maria: "Edhe Depay nuk luante te United, tani puthemi në buzë"

Lapsi.al 8 December 2022
Trajneri më i keq, Van Gaal replikon me Di Maria: "Edhe Depay nuk

Di Maria e kishte quajtur “trajnerin më të keq të karrierës së tij”. Madje, fajtor për lamtumirën e tij nga Manchester United dhe arsyeja e vendimit për t'u transferuar te PSG. Të premten në mbrëmje, Louis Van Gaal do ta gjejë sërish Fideon përballë. Holanda e Argjentina, luajnë një vend në gjysmëfinale të Botërorit të Katarit dhe të dy kanë dicka për të sistemuar.

“Di Maria është një futbollist i shkëlqyer, por në atë kohë ai kishte pasur shumë probleme personale. Madje ishte grabitur në shtëpi dhe kjo ndoshta ndikoi në paraqitjet e tij – tha trajneri holandez në konferencën për shtyp –. Sa i përket faktit që më quajti trajnerin më të keq të karrierës së tij, mund të them vetëm se është ndër të paktët që e thotë. Është gjë e trishtueshme, një mëkat. Nuk më pëlqen që e ka deklaruar publikisht. Trajneri merr vendimet dhe është e mundur që edhe të ketë marrë një vendim të gabuar”.

KRAHASIMI ME DEPAY

Më pas ai i rriti dozat: “Më vjen keq që Di Maria mendon kështu për mua. Por edhe kush më është ulur pranë mund ta bëjnë”, vazhdoi Van Gaal duke treguar Memphis Depay. Sulmuesi i ulur pranë tij në konferencë për shtyp, ka qenë gjithashtu me të te United: "Ndonjëherë duhet të marrësh vendime që nuk të pëlqejnë. Kështu ndodhi edhe me Memphis, tani puthemi në buzë".

Përsa i përket ndeshjes kundër Argjentinës, Van Gaal është i bindur se Holanda ka shifrat “për të shkuar deri në fund”. Në Botërorin e Katarit, Oranje “është e fokusuar në këtë synim”. E ai u beson lojtarëve të tij se "ata janë shumë profesionistë për të përballuar presionin e tifozëve argjentinas. Do të jenë 40,000 dhe ne jemi vetëm 1,400, por jemi të përgatitur". Masa speciale për Lionel Messi, të cilat “do të ishte marrëzi t’i zbulonim”, por që “mund të jenë të dukshme nesër”.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI