Flash

Mjeshtrat e kohëve shtesë, Kroacia, teston fantazinë e favoritit numër 1: Brazili çerekfinalet i ka "mace të zezë"

Lapsi.al 9 December 2022
Mjeshtrat e kohëve shtesë, Kroacia, teston fantazinë e favoritit

Brazili do të përpiqet t'i mbajë të gjalla shpresat e tij për të ngritur një titull të gjashtë rekord të Kupës së Botës. Përballë tyre, në çerekfinale, janë nënkampionët e botës, Kroacia. Ballkanasit në stadiumin Education City, do të kërkojnë të lënë pas lodhjen e penalltive me Japoninë. Selecao, nga ana tjetër, dërgoi një deklaratë të qartë për pjesën tjetër të turneut kur shkatërruan Korenë e Jugut në 1/8 e Katar 2022.

KROACIA

Për të dytin Botëror radhazi dhe për herë të tretë në historinë e saj, Kroacia do të garojë në çerekfinale në skenën më të madhe ndërkombëtare. Kroacia nuk është e huaj për drama në nivelin më të lartë të futbollit, pasi ajo ka shkuar në kohën shtesë në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit me eliminim direkt. Një histori që nisi që kur ballkanasit përfunduan të tretët në finalet e para të Kupës së Botës në vitin 1998. Katër nga pesë ndeshjet e fundit të Kroacisë me eliminim direkt në Kupën e Botës kanë shkuar në kohën shtesë. E tre prej tyre kanë parë fitoren e "Chered Ones" me penallti. Humbja 4-2 ndaj Francës, në finalen e 2018, është e vetmja herë gjatë kësaj ecurie, që një ndeshje me eliminim direkt e Kroacisë u vendos në 90 minuta. Dalic është i pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit ndërkombëtare. Kroacia ka humbur vetëm një nga 20 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, që nga Euro 2020. Por kjo ecuri mbresëlënëse do të testohet nga një formacion spektakolar i Brazilit, që vjen në këtë sfidë pas paraqitjes së tyre më të mirë në Katar kundër Koresë.

Lexo më tej: E akuzojnë se poshtëron kundërshtarët, Tite mbron kërcimet e Brazilit: “Janë pjesë e jona”

BRAZILI

Shkathtësia braziliane dhe xhonglimet me të cilën janë mësuar tifozët e futbollit anembanë globit kur shikojnë pesë herë kampionët e botës u shfaq të hënën. Skuadra e Tite kaloi në çerekfinale falë një fitoreje 4-1 ndaj Koresë së Jugut në 1/8. Goli i tretë i Richarlison dëshmon pse skuadra e Tite ka kredencialet për të shkuar deri në fund në Katar. Brazili po shfaq gjithë vetëbesimin, përpara çerekfinales së tyre të shtatë radhazi në Kupën e Botës. Gjithësesi brazilianët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj rekordit të tyre të kohëve të fundit në këtë fazë të kompeticionit. Selecao është eliminuar në çerekfinale në tre nga katër Kupat e Botës së fundit. Brazili është dorëzuar ndaj Francës, Holandës dhe Belgjikës në 2006, 2010 dhe 2018 respektivisht. Që kur mundi Gjermaninë 2-0 në finalen e Kupës së Botës 2002, Brazili ka humbur secilën nga pesë ndeshjet e fundit me eliminim direkt kundër kombëtareve europiane. Megjithatë, Selecao nuk ka humbur kurrë në katër takimet e mëparshme me Kroacinë. Humbja 1-0 në grupe ndaj Kamerunit, është humbja e tyre e vetme në 19 ndeshjet e tyre të fundit ndërkombëtare.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Kroacisë:

Livakovic; Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa; Kovacic, Brozovic, Modric; Kramaric, Petkovic, Perisic

Formacioni i mundshëm i Brazilit:

Alisson; Militao, Thiago Silva, Marquinhos, Danilo; Casemiro, Paqueta; Raphinha, Neymar, Vinicius Jr; Richarlison

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI