Flash

Letra e gjatë e lamtumirës nga Spanja e Luis Enrique: “Më vjen keq që nuk munda t'ju ndihmoj më shumë”

Lapsi.al 8 December 2022
Letra e gjatë e lamtumirës nga Spanja e Luis Enrique: “Më
Prej disa orësh Luis Enrique nuk është më tekniku i Spanjës. Vendimi i Federatës Iberike të Futbollit erdhi pak ditë pas eliminimit në 1/8 e Katar 2022 nga Maroku befasues. Ish-trajneri i Romës dhe Barcelonës ka dashur të përshëndesë dhe falënderojë të gjithë ata që e ndihmuan dhe e mbështetën. E ka bërë këtë me një letër të gjatë të publikuar në profilin e tij në Tëitter. Shkarkimi djeg, por nga ana e Luis Enrique nuk ka asnjë polemikë apo akuzë, vetëm falënderim që pati mundësinë të drejtonte kombëtaren e vendit të tij: “Në emrin tim dhe në emrin e të gjithë atyre që përbëjnë stafin. Gjithçka filloi 4 vjet më parë dhe koha kaloi shumë shpejt. I jam super mirënjohës atyre që më kanë zgjedhur (Presidentit Rubiales dhe Drejtorit Sportiv Molina). Ndaj të gjithë punonjësve të Federatës së Futbollit, me të cilët kemi ndarë përvoja të të gjitha llojeve. Sigurisht, ndaj lojtarëve, të cilët kanë qenë shembullorë në sjelljen e tyre dhe besnikë ndaj idesë së ekipit. Më vjen keq që nuk mund tiu ndihmoj më shumë”, shkruan tashmë ish-trajneri. “Gjithashtu edhe ndaj asistentëve, mjek, fizioterapist, siguri, audiovizual, menaxher skuadre dhe nutricionistë etj. Ata që punojnë pa u lodhur për të ndihmuar lojtarët dhe stafin në gjithçka që nevojitet”, vazhdoi Luis Enrique. “Ishte vërtet e veçantë të isha pjesë e kësaj. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, për tifozët që na kanë përcjellë në mënyrë uniforme mbështetjen e tyre në çdo kohë. E veçanërisht në momentet më delikate. Është koha për të thënë lamtumirë dhe në këto raste edhe pak reflektim… Ajo që i duhet kombëtares është mbështetja në të gjithë kuptimin e saj. Në mënyrë që Luis de la Fuente të arrijë gjithçka që i vendos vetes. Forca Spanja. Faleminderit".

POSTIMI NË TWITTER

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI