Flash

Mallkimi i pretenduar i Pogba ndaj Mbappè: të vërtetën e tregon… shtrigani Birame D

Lapsi.al 8 December 2022
Mallkimi i pretenduar i Pogba ndaj Mbappè: të vërtetën e

Muajt e fundit, ka krijuar debate të forta cështja familjare e Paul Pogba, i shantazhuar nga vëllai i tij. Ai madje e ka akuzuar futbollistin për disa keqbërjet të supozuara, përfshirë mallkimin për Kylian Mbappè, duke paguar një magjistar. E gazeta franceze Le Parisien shkoi në kërkim të drejtpërdrejtë të shtriganit, për të vërtetuar nëse këto zëra ishin të vërteta. Birame D, siç e quan veten magjistari, ka mohuar gjithçka.

"E gjithë historia për magjinë është një shpikje e plotë", filloi magjistari. “Paul nuk më ka kërkuar kurrë të bëj magji për Mbappe. As për ndeshjen mes PSG dhe Manchester United e as për ndonjë rast tjetër”. Birame D, madje, konfirmoi se mesfushori i Juventusit ka një vlerësim dhe respekt të madh për bashkatdhetarin e tij. Në realitet, në bisedat mes shtriganit dhe Pogba, është folur edhe për sulmuesin francez, por vetëm për çështje që kanë të bëjnë me fushën.

Birame D

“E vetmja herë që folëm për Kylian ishte në një telefonatë gjatë Kupës së Botës 2018. Pas ndeshjes kundër Argjentinës i thashë Paul 'është çmenduri sa i shpejtë është ai djalë i vogël'. E ai m'u përgjigj me këto fjalë: 'Kylian është një dhuratë nga Zoti, ta kemi pranë nesh na ndihmon shumë dhe bën shumë të mira'". Prandaj asnjë mallkim, por vetëm biseda fetare: “Kemi folur për Kuranin, lutjet që duhet të bëjmë çdo ditë dhe tema shpirtërore. Ia bëra të qartë se në këtë planet jemi kalimtarë dhe se të gjitha gjërat materiale që grumbullojmë gjatë ekzistencës sonë nuk do të kenë vlerë pas vdekjes”. Kështu, cështja Pogba-Mbappè mund të përkufizohet e mbyllur. E sulmuesi i PSG mund të flejë i qetë… ndoshta.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI