Flash

Donte të ikte nga Katari, reagon Ronaldo: "Një grup shumë i bashkuar për t'u thyer nga forca të jashtme"

Lapsi.al 9 December 2022
Donte të ikte nga Katari, reagon Ronaldo: "Një grup shumë i
"Një grup shumë i bashkuar për t'u thyer nga forcat e jashtme. Një komb shumë i guximshëm për t'u frikësuar nga çdo kundërshtar". Nëpërmjet profileve të tij sociale, Cristiano Ronaldo personalisht hesht zërat për një përçarje në grupin e Portugalisë. Në fakt, që pas lënies në pankinë për ndeshjen me Zvicrën të 5 herë Topit të Artë, qarkulluan zëra rreth dëshirës së tij për t'u larguar nga Katari. Insinuatat u mohuan menjëherë nga Federata luzitane e Futbollit, por tani ka ardhur reagimi edhe nga vetë direkt i interesuari. "Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë për ëndrrën deri në fund! - shkruan sërish CR7 në postimin e tij -. Beso bashkë me ne! Forca, Portugali!". Portugalia do të zbresë sërish në fushë të shtunën në orën 16:00, për ndeshjen çerekfinale kundër surprizës Marok. E Cristiano Ronaldo mund ta shohë veten ende të përjashtuar nga njëmbëdhjetëshja titullare. Santos mund t'i besojë përsëri Gonçalo Ramos, autor i një trigolëshi kundër Zvicrës. Ndoshta, ky fakt, i bën mediat të spekulojnë mbi cdo gjest të CR7. I tillë si ai i largimit nga fusha në kohën kur lojtarët e tjerë po përshëndetnin tifozët pas fitores. Askujt nuk i interesoi se Ronaldo e kishte bërë përshëndetjen me ta përpara se lojtarët të grumbulloheshin. E se kur ata u mblodhën tek tifozët, ai ishte me shpinë, pothuaj pranë tunelit që të çonte në dhomat e zhveshjes. Lexo më tej: Gonçalo Ramos, uli në pankinë Ronaldon e habiti botën: “CR7 më flet gjithnjë e më ndihmon”

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI