Flash

Regragui kërkon për Marokun mbështetjen e kontinentit: "Luajmë për Afrikën e për botën arabe"

Lapsi.al 9 December 2022
Regragui kërkon për Marokun mbështetjen e kontinentit:

Walid Regragui, trajneri i Marokut, ëndërron një tjetër sukses të madh kundër Portugalisë për të shkruar një faqe tjetër të historisë. "Ne nuk po ecim mbi re, mund të japim shumë akoma në këtë Kupë Bote. Ne jemi pleshti i vogël që dëshiron të bezdisë - tha ai në konferencën për shtyp -. Gjendja jonë mendore është ajo e atyre që duan të japin gjithçka për vendin e tyre. Kombëtarja duhet t'i japë emocione popullit të saj. Plus ne jemi skuadra e parë arabe që arritëm në çerekfinale. E mendoj se tifozët mund të na ndihmojnë të bëjmë histori. Shumë njerëz po luten për ne."

Pasi luajti në të njëjtin nivel me Kroacinë dhe mundi Belgjikën dhe Spanjën, Maroku dëshiron të vazhdojë të impresionojë. Ata nuk mjaftohen me kualifikimin historik në çerekfinale në një Kupë Bote. Siç thonë në këto raste, oreksi vjen me të ngrënit. “Sa më shumë të vazhdosh, aq më shumë rriten vështirësitë. Do të jetë një ndeshje kundër kampionëve, atyre të Portugalisë. Luajnë në klubet më të mira në botë dhe janë një prej më të mëdhenjve në histori - shtoi Regragui -. Por do të jetë një duel i ekuilibruar, siç kanë qenë të tjerët. Askush nuk e priste që të dilnim në turin e dytë, aq më pak në çerekfinale. Por ja ku jemi. E ne absolutisht nuk duam të kënaqemi me të. Askush nuk është i panjohur në këto nivele. Si të gjithë kundërshtarët, ata i dinë pikat tona të dobëta. Por kanë edhe dobësi”.

PARALAJMËRIMI NDAJ PORTUGALISË

Të ëndërrosh nuk kushton asgjë dhe Regragui studion pengesën ndaj favoritit, Portugalisë: "Futbolli është një sport në të cilin gjithçka është e mundur. Është një presion pozitiv, ai që na rrethon. Ka edukim, zakone, mentalitet për të ndryshuar. Për shembull, përqindja thotë se tani ka gjithnjë e më shumë trajnerë afrikanë. Apo se futbolli i ri botëror po ndërkombëtarizohet gjithnjë e më shumë. Edhe në Afrikë ka shumë kompetencë, nuk ka nevojë të importohen domosdoshmërisht trajnerë të huaj. Jemi të lumtur që jemi ekip simpatik, por kjo sigurisht nuk mjafton për ne. Ne jemi kombëtarja e katërt afrikane që arrijmë në çerekfinale të Kupës së Botës. Por nuk mendoj se dikush ka pasur ndonjëherë një rrugë kaq të ndërlikuar sa e jona. Belgjika, Kroacia, Kanadaja, që është më i forti në Amerikën e Veriut, pastaj Spanjë dhe tani Portugalia”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI