Flash

"Katër vjet më parë nuk ishim si sot": Southgate i bindur, se Franca duhet të shqetësohet për sulmuesit e Anglisë

Lapsi.al 9 December 2022
"Katër vjet më parë nuk ishim si sot": Southgate i

Armiqtë e përjetshëm sfidohen në Katar. Një ndeshje që shkon përtej futbollit, mes dy vendeve që gjithnjë kanë dashur të tregojnë superioritetin. Përpara çerekfinales së Kupës së Botës, Gareth Southgate ka lënë të kuptohet se ai synon të detyrojë Francën të shqetësohet se si të ndalojë talentin sulmues të Anglisë. "Nuk ka kuptim të hyjmë në një ndeshje si kjo dhe të mendojmë për mbulim. Ne besojmë se mund të shkaktojmë probleme me lojën tonë dhe synojmë ta bëjmë këtë," tha trajneri i Anglisë.

Një opinion që qendron, jo vetëm për atë që përfaqëson në futboll Anglia, por edhe nivelin e lojtarëve që kanë Tre Luanët. Për më tepër, që në këndvështrimin e teknikut Anglia ka fituar kredibilitet. “Katër vjet më parë, nëse do të kishim luajtur ndaj Francës, mund të kishim folur për një ndeshje të mirë. Por sinqerisht nuk kishim në këmbë paraqitje, përvojë të netëve të shkëlqyera që mund të na jepnin vërtet besimin se mund të fitonim - vazhdoi Southgate -. Tani kemi kaluar shumë ato netë dhe e dimë që në këtë fazë ndeshjet do të jenë shumë të balancuara. E dimë, gjithashtu, se kemi cilësitë për ta fituar”.

Lexo më tej: E shpëton pankinën me gjysëmfinalen në Katar, Deschamps: “Nuk është momenti për të folur”

Dy kombëtaret kanë ngritur edhe analizat mediatike mbi njerëzit që duhen patur kujdes. Kështu, nëse për anglezët rreziku numër 1 është Mbappe, ata kanë gjetur edhe njeriun që do ta mbulojë. Kyle Walker është gati për sfidën me fenomenin francez. Nga ana tjetër, L'Equipe ka analizuar ndryshe. Nuk është Harry Kane rreziku kryesor që vjen nga anglezët. Madje as Phil Foden apo Marcus Rashford, shënuesi më i mirë i Tre Luanëve. Francezët kanë evidentuar Harry Maguire, për prezencën e tij në goditjet standarde. Kush ka të drejtë, mbetet për tu parë...

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI