Flash

Video/ Nga Ferri në Parajsë, në duart e Livakovic: mallkimi i çerekfinaleve, Brazili eliminohet me penallti nga Kroacia

Lapsi.al 9 December 2022
Video/ Nga Ferri në Parajsë, në duart e Livakovic: mallkimi i

Një mallkim i vërtetë: për herë të shtatë Brazili eliminohet në çerekfinale të Botërorit. Favoritët e mëdhenj, kanë dalë jashtë me 11 metë3rsha përballë Kroacisë. Pas një ndeshje me brazilianët superior, e me kroatët asnjë goditje në portë, zhvillimi erdhi në shtesë. Neymar kaloi në avantazh Brazilin, me një gol fantastic në fundin e shtesës së parë. U duk një ndeshje e mbyllur, por Kroacia barazoi me Petkovic, tre minuta nga fundi. Pastaj me penallti, vendimtar gabimi i Rodrygo, e pritur nga Livakovic dhe shtylla e Marquinos.

Kroacia është gjysmëfinalistja e parë e Botërorit. Ballkanasit eliminuan favoritin e madh Brazilin. Skuadra e Dalic avancoi me penallti, pas barazimit 1-1 në minutën e 120. Ishte Seleçao që pati më shumë raste deri në minutën e 90, por Livakovic shpëtoi gjithçka, veçanërisht tentativat nga afër të Neymar dhe Paquetà. Për të kuptuar tendencën e ndeshjes shërbejnë 10 goditjet në portë të brazilianëve dhe asnjë të kroatëve.

Një shans i madh për Brozovic në shtesën e parë, pas një super veprimi personal të Petkovic. Goditja e mesfushorit shkoi mbi traversë. Por një moment para ndërrimit të fushës, Neymar depërtoi në mbrojtjen bardhekuqe. Kombinim fantastic me Paquetà, kaloi dhe portierin për të bërë 1-0. 77 gola, njësoj si Pele për O’Ney. Por asgjë nuk ka mbaruar. Dy lojtarët e hedhur në fushë Orsic dhe Petkovic, bënë rezultatin 1-1 në minutën e 117. Goditja e Petkovic u devijua nga Marquinhos dhe befasoi Alisson për 1-1.

Llotaria e penalltive, ktheu mallkimin: katër herë nga pesë daljet e fundit të Brazilit në Kupën e Botës, janë në çerekfinale. Vlasic shënoi, ndërsa Livakovic priti goditjen e Rodrygo. Pastaj shënuan Majer, Casemiro, Modric, Pedro, Orsic, deri në shtyllën e Marquinhos, që eliminoi Seleçaon. Kroacia do të përballet me fituesin Holandë-Argjentinë më 13 dhjetor, të planifikuar sonte në orën 20:00.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI