Flash

Nënkampionët e Europës kundër kampionëve të botës: armiqtë historikë përballë në Katar

Lapsi.al 10 December 2022
Nënkampionët e Europës kundër kampionëve të

"It's Coming Home" apo "Allez Les Bleus" do të kumbojë rreth stadiumit Al Bayt, në bilbilin e fundit të cerekfinales së fundit në Katar. Anglia lufton me Francën për një vend në katër më të mirat e Kupës së Botës 2022. Tre Luanët shënuan tre ndaj Senegalit pa kundërpërgjigje për t'u prezantuar në tetë të fundit. Kampionët në fuqi të botës mposhtën Poloninë 3-1 për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për tituj të njëpasnjëshëm.

ANGLIA

Anglia u duk se po vuante në fazat e hershme kundër Senegalit, që nuk i lejoi Tre Luanët të merrnin frymë me presingun e tyre efektiv. Diferencën e bëri 19-vjeçari Jude Bellingham, që shërbeu për Jordan Henderson për golin e hapjes në minutën e 38. Talenti britanik luajti një rol të madh edhe në golin e 52 të Harry Kane për Anglinë pak para pushimit. Pastaj edhe vendimi i Gareth Southgate për të rikthyer Bukayo Saka u justifikua, me golin e tretë të lojtarit të Arsenal pas 57 minutash. Southgate ishte i kënaqur kur pa skuadrën e tij të shfaqte një seri "pamëshirshmërie" në një ndeshje tjetër ku një fillim nën nivel çoi në një ndjenjë të njohur frike. Një gjysmëfinale me Marokun ose Portugalinë i pret në Katar. Gjithnjë, nëse nënkampionët e Euro 2020 arrijnë të cojnë në shtëpi trofe-mbajtësit.

Megjithatë, daljet në çerekfinale kanë qenë të zakonshme për Anglinë, e cila është lënë jashtë në këtë fazë në turnetë e 1954, 1962, 1970, 1986, 2002 dhe 2006. Gjashtë nga tetë eliminimet e fundit të Kupës së Botës kanë ardhur kundër kombëtareve të tjera evropiane. Një seri prej tre ndeshjesh pa pësuar gol në Kupën e Botës e bën Anglinë të jetë në pozita të mira. Southgate tani mund të bëhet trajneri i parë i Tre Luanëve në histori, që e çon skuadrën në më shumë se një gjysmëfinale. Por në rrugën e tyre qëndrojnë armiqtë më të frikshëm.

FRANCA

Teksa Kane arriti me golin e 52 ndërkombëtar t'i afrohet më shumë rekordit të Anglisë, goli i 52 i Olivier Giroud ishte mjaftueshëm për t'i dhënë vendin e parë. Sulmuesi i Milanit 36-vjeçar kaloi Thierry Henry në renditjen e golashënuesve. Giroud ka ende rrugë për të bërë për t'u bërë golashënuesi më i mirë i Francës: Eugenie Le Sommer ka një 86 marramendëse.

Lexo më tej: E shpëton pankinën me gjysëmfinalen në Katar, Deschamps: “Nuk është momenti për të folur”

Franca tani ka arritur në çerekfinale të Kupës së Botës në pesë nga shtatë edicionet e fundit, duke përfshirë secilin nga tre të fundit. Skuadra e Didier Deschamps ka triumfuar në tetë nga 10 ndeshjet e fundit me eliminim direkt, kundër kombëtareve të tjera europiane. Në të vërtetë, Les Bleus janë ende pa një portë të paprekur në Kupën e Botës 2022. Ata, në fakt, kanë humbur të dyja takimet e tyre të mëparshme me Anglinë në turne, në 1966 dhe 1982. Vetëm se historia e kohëve të fundit nuk i favorizon Tre Luanët. Anglezët kanë vetëm një fitore nga tetë të fundit kundër kampionëve të botës.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Anglisë:

Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Bellingham, Rice, Henderson; Saka, Kane, Foden

Formacioni i mundshëm i Francës:

Lloris; Kounde, Varane, Upamecano, T. Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappe; Giroud

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI