Flash

FOTO/ Fundi i përlotur i një legjende: ndeshja e fundit në Botëror, Cristiano Ronaldo ikën nga Katari

Lapsi.al 10 December 2022
FOTO/ Fundi i përlotur i një legjende: ndeshja e fundit në

Imazhi simbol i humbjes së Portugalisë është ai i njeriut simbol të saj. Cristiano Ronaldo ka dalë i përlotur nga fusha, pas eliminimit nga Maroku. Luzitanët e Fernando Santos u dorëzuan 1-0 ndaj golit të En-Nesyri, pa mundur dot ta kthejnë rrjedhën e historisë. CR7 mori menjëherë rrugën për në dhomat e zhveshjes pa mundur të fshehë dhimbjen e madhe, për humbjen në atë që është ndeshja e tij e fundit në një Botëror.

Kampioni portugez, tashmë 37 vjeçar, nuk e përjetoi si do të donte turneun e tij të fundit. Pas tre ndeshjeve të para si titullar, e gjithnjë i zëvendësuar, shpërtheu kontradikta. Fernando Santos vendosi të ulte në stol kapitenin, që deri atëherë kishte shënuar një gol. Kundër Zvicrës, në 1/8, gjërat duket se i dhanë të drejtë trajnerit. 6 gola, tre nga zëvendësuesi i CR7, por kundër Marokut Goncalo Ramos stonoi. Bashkë me të dhe shumë të tjerë, por as Ronaldo e as Cancelo e Leao, nuk mundën ta zgjidhnin më situatën.

Lexo më tej:Fernando Santos i del në mbrojtje Ronaldos: “Nuk donte të largohej nga Katari, lëreni të qetë”

Në fund, lot të një kampioni, që e kishte menduar shumë më ndryshe daljen nga skena më e madhe e futbollit. Ronaldo ende nuk e ka zyrtarizuar skuadrën e tij të re, pas divorcit me Manchester United. Flitet për Al Nassr, por ka edhe zëra insistues, se CR7 e ka refuzuar, sepse dëshiron të luajë ende në Champions League. Gjithësesi për këtë ka kohë, Cristiano Ronaldo tani duhet të kthjellojë mendjen, pas një botërori të trazuar ku nuk munguan polemikat. Sulmuesi ka ende pengun për mungesën e arritjes së Eusebio. Si golashënuesi më i mirë i Portugalisë në Kupat e Botës.

Lexo më tej: Video/ En-Nesyri dërgon Marokun në histori: eliminohet Portugalia, pa dhe me Ronaldon

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI