Flash

Video/ En-Nesyri dërgon Marokun në histori: eliminohet Portugalia, pa dhe me Ronaldon

Lapsi.al 10 December 2022
Video/ En-Nesyri dërgon Marokun në histori: eliminohet Portugalia, pa

Përralla e Marokut vazhdon të jetohet në Kupën e Botës 2022. Pasi eliminuan Spanjën në fazën e 1/8, djemtë e Regraguit nxjerrin jashtë edhe Portugalinë në çerekfinale. Maroku e sheh veten tani në një gjysmëfinale historike të një Botërori. Në stadiumin Al Thumama përfundoi 1-0 për afrikano-veriorët në fund të një ndeshje të tensionuar dhe të luftuar fort. Në pjesën e parë En-Nesyri (42') zhbllokoi ndeshjen duke përfituar nga një dalje e gabuar e Diogo Costa. Reagimi portugez u përplas në traversën e Bruno Fernandes. Në pjesën e dytë, CR7 & Co. rritën xhirot dhe shtynë përpara, por bunkeri maroken i reziston rrethimit. Cheddira u përjashtua me dy të verdha në kohën shtesë, por pa pasoja për Marokun. Në gjysmëfinale, afrikanët do të përballen me fituesin e Angli-Francë.

E bujshme ajo që ndodhi edhe në cerekfinalen e tretë të Katar 2022. Maroku mposhti 1-0 Portugalinë favorite, duke u kualifikuar në gjysëmfinale. Vendimtar goli i shënuar nga En-Nesyri në fundin e pjesës së parë. Sulmuesi shfrytëzoi një dalje të gabuar të Diogo Costa duke shënuar avantazhin. Gonçalo Ramos nuk ka asnjë gjurmë në ndeshje dhe në pjesën e dytë Fernando Santos ktheu sytë nga Cancelo e Ronaldo. Maroku u konfirmua një skuadër solide e rezitoi deri në fund. Jo më kot e kanë mbajtur portën të paprekur në shtatë nga tetë ndeshjet e tyre të fundit. Ronaldo tentoi në minutat e fundit me një të djathtë diagonale, që Bono e bllokoi në dy kohë. Në fund edhe Pepe provoi me kokë, pa gjetur kuadratin.

MAROKU ËNDËRRON FINALEN

Maroku është skuadra e parë afrikane që kualifikohet për në gjysëmfinale të një Botërori. Portugalia ka humbur kundër një skuadre afrikane vetëm për herë të dytë në një Botëror. Deri tani luzitanët kishin 4 fitore e një humbje. Edhe atë në 1986, gjithnjë kundër Marokut, në përballjen e tyre të parë. Përpara Marokut në 2022, hera e fundit që një skuadër kishte pësuar vetëm një gol pas 5 ndeshjeve në një edicion të Botërorit ka qenë në 2006 (Portugalia e Italia).

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI