Flash

Messi ndërpreu intervistën për të ofenduar Weghorst: "Çfarë ke që sheh, ik andaj budalla”

Lapsi.al 10 December 2022
Messi ndërpreu intervistën për të ofenduar Weghorst:

Holandë-Argjentinë ishte një ndeshje e tensionuar: gjatë 90 minutave të rregullta, gjatë goditjes së penalltive por edhe më pas. Pati sher në fushë, me vështirësi të kontrolluara nga Lahoz. Kapiteni i Albiceleste, Lionel Messi tregoi shenja nervozizmi e arrogance. Numri 10 ishte shumë i ashpër me fjalët ndaj arbitrit dhe teknikut Van Gaal. Por sipas raportimeve të fundit, ka qenë ofendues ndaj Weghorst, autorit të dygolëshit holandez. "Çfarë ke që shikon? Ik andej, budalla", i ka thënë Leo përpara se të intervistohej nga TycSports. Gazetarët argjentinas kanë raportuar se shënjestra ishte vetë Weghorst.

Ndër më nervozët edhe Denzel Dumfries, i cili mori një karton të dyfishtë të verdhë nga Lahoz, në fund të ndeshjes. Në të 129' sipas raportit, që do të thotë pas goditjeve të penalltisë. Nuk është rastësi që, pas penalltisë vendimtare të shënuar nga Lautaro Martinez, lojtarët argjentinas në rrethin e mesfushës u bërtasin diçka kundërshtarëve të tyre përpara se të vrapojnë për të festuar. Një tallje që nuk i nderon aspak argjentinasit, ashtu si ofendimet ndaj kundërshtarit, një kampioni si Messi.

Lexo më tej:Messi nervoz, sherr me Van Gaal në fund të ndeshjes e akuza për Lahoz: “E patë të gjithë ç’bëri”

Otamendi, i njohur për gjeste të tilla, ka dashur të justifikojë gjestin kështu: “Festova përballë kundërshtarëve sepse njëri prej tyre vinte të provokonte lojtarët tanë në çdo penallti”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI