Flash

"Shoku yt gaboi": Georgina shpërthen kundër Santos. E motra e CR7 akuzon: "Vranë kombëtaren, vranë një komb"

Lapsi.al 11 December 2022
"Shoku yt gaboi": Georgina shpërthen kundër Santos. E motra

"Sot shoku dhe trajneri yt bëri një gabim. Ai shoku për të cilin ke kaq shumë fjalë admirimi dhe respekti. I njëjti që kur të futi në fushë, pa se si gjithçka ndryshoi, por ishte tepër vonë. Nuk mund të nënvlerësohet lojtari më i mirë në botë, 'arma' e tij më e fuqishme". Kështu ka shkruar në Instagram, Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldo. Modelja argjentinase ka shpërthyer pas daljes së Portugalisë në çerekfinale të Kupës së Botës përballë Marokut. CR7 u fut në lojë në pjesën e dytë nga trajneri Fernando Santos, me luzitanët në disavantazh 1-0. "Nuk mund të mbrosh dikë që nuk e meriton. Jeta na jep mësime. Sot nuk humbëm, mësuam", përfundoi Georgina.

Lexo më tej:FOTO/ Fundi i përlotur i një legjende: ndeshja e fundit në Botëror, Cristiano Ronaldo ikën nga Katari

MOTRA E CR7 AKUZON: "VRANË NJERIUN DHE KOMBIN"

Edhe më i rëndë postimi i motrës së Ronaldos: “E vranë njeriun, vranë një kombëtare, vranë një komb”. Në historinë në Instagram, Elma Aveiro – siç raporton gazeta sportive A Bola – lëshon hashtagun #fernandosantosout. Një hashtag i qartë që kërkon largimin e Fernando Santos nga kombëtarja portugeze”.

Lexo më tej: Tifozët e Portugalisë, nuk e duan më në fushë Ronaldon: 70% e duan në pankinë me Zvicrën

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI