Flash

Anglia e eliminuar por fantastike, arbitri "fajtor" dhe dilema Southgate: "Do të qendroj? Do flasim..."

Lapsi.al 11 December 2022
Anglia e eliminuar por fantastike, arbitri "fajtor" dhe dilema

Ëndrra për një fitore të madhe për Anglinë mbetet e tillë. Në verën e vitit 2021 ishte Italia që ia mbyti në fyt klithmën e gëzimit brenda mureve miqësore të Wembley. Këtë herë kombëtarja e Southgate u ndal para kampionëve në fuqi, Francës. Jashtë në çerekfinale, falë një penalltie të humbur nga Kane. Një humbje që dhemb, shumë fort, por që nuk shkakton kritika. Përkundrazi…

“Jam absolutisht i shkatërruar – shkroi Wayne Rooney në Twitter – por krenar për mënyrën se si djemtë luajtën këtë turne. Ata duhet të jenë krenarë gjithashtu. Urime @HKane për barazimin e rekordit tim. Do të jetë i vetëm së shpejti dhe nuk mund të mendoja që dikush më i mirë se ai të më kalonte. Mbaje kokën lart, Harry." Gary Lineker, gjithashtu në Twitter, i bëri jehonë: “Të thyhet zemra edhe një herë, por nuk kam turp të humbas kundër një France të shkëlqyer. Urime atyre. Kjo skuadër e re e bukur e Anglisë dha gjithçka dhe vetëm do të përmirësohet. Do të vijë koha e saj”.

Pasoi edhe komenti i Federatës Angleze të Futbollit në rrjetet sociale dhe mendimi iu drejtua tifozëve të zhgënjyer: “Zemra e thyer. Donim kaq shumë që ky moment të ishte momenti ynë, por nuk ishte e thënë. Faleminderit që jeni pranë nesh në çdo hap. Mbështetja juaj në shtëpi dhe në Katar ka qenë e pabesueshme”. Ajo që dhemb edhe më shumë është fakti se Lloris, portieri i Tottenhamit, ishte më i miri i Francës me gjashtë pritje, pothuajse të gjitha vendimtare. Dhe të mendosh se ai duhet të ishte hallka e dobët në zinxhirin e Deschamps…

ARBITRIMI

Më pak dashamirës komentet për arbitrimin e brazilianit Wilton Sampaio. Arbitri sipas tifozëve anglezë nuk pa një faull penalltie nga Upamecano ndaj Kane. Si dhe injoroi një ndërhyrjeje të dyshimtë ndaj Saka në fillimin e aksionit të 1-0. Gary Neville dhe Roy Keane në veçanti nënvizuan se ai i Upamecano ndaj Saka ishte një faull. E se për këtë arsye goli 1-0 i Tchouameni duhej të anulohej.

Lexo më tej: Video/ “It’s not comming home”, Franca gjysmëfinalistja e fundit: Kane humbet penallti, Anglia e eliminuar

E ARDHMJA E SOUTHGATE

Përtej shfajësimit për ekipin dhe dënimit për gjyqtarin Sampaio, pikëpyetja mbetet për të ardhmen e Southgate. Trajneri u ftua të vazhdonte në rrjetet sociale me qindra mesazhe, por ai vetë nuk dha garanci për vazhdimin e projektit. “Pas çdo turneu, gjithmonë mblidhemi për të reflektuar për vazhdimin e marrëdhënies. Tani na duhet pak kohë për t'u siguruar që të gjithë të marrin vendimet e duhura”, dribloi Southgate.

Tekniku nga ana tjetër nuk kishte dyshime për performancën e skuadrës: “I përmbushi pritshmëritë, por ndeshjet vendosen me gola. Thjesht u thashë lojtarëve të mi se nuk mund të jepnin më shumë. Ishte një sfidë shumë e ekuilibruar dhe e vendosur nga episode të vogla. Jam krenar për përparimin tonë në këtë turne. Fiton dhe humb si skuadër, pësuam dy gola dhe humbëm disa raste të shkëlqyera. Penalltia e humbur nga Kane? Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe shumë i besueshëm. Pa golat e tij nuk do të kishim arritur kurrë këtu. Në momentet e rëndësishme, ne ishim pothuajse gjithmonë në vendin e duhur. Erdhëm këtu në Katar për të provuar të fitonim turneun dhe besuam se mund ta bënim. Ne kemi një grup që mund të kishte fituar Kupën e Botës. Arbitri? Lerë fare… Urime Francës”.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI