Flash

"Harry Pain" e ka titulluar media angleze gabimin e Kane: "Jam i shkatërruar, duhet kohë që ta kaloj"

Lapsi.al 11 December 2022
"Harry Pain" e ka titulluar media angleze gabimin e Kane: "Jam i

Harry Kane nuk e fsheh zemërimin dhe zhgënjimin për humbjen ndaj Francës. Një disfatë që i kushtoi Anglisë eliminimin nga Katar 2022. Sulmuesi i Tottenham, i cili humbi penalltinë e barazimit të mundshëm 2-2, ka folur për herë të parë në rrjetet sociale: "Jam i shkatërruar absolutisht. Ne dhamë gjithçka, dhe e gjitha u kufizua në një detaj të vogël, për të cilin unë marr përgjegjësi". Fjalët e qendërsulmuesit të Anglisë nuk lënë asnjë dyshim për gjendjen e tij shpirtërore. "Nuk mund të fshihesh, të dhemb dhe do të duhet kohë për ta kapërcyer, por është pjesë e sportit. Tani ka të bëjë me përdorimin e përvojës për të qenë më të fortë mendërisht dhe fizikisht për sfidën e radhës. Faleminderit për mbështetjen gjatë turneut. Do të thotë shumë".

Lexo më tej: Anglia e eliminuar por fantastike, arbitri “fajtor” dhe dilema Southgate: “Do të qendroj? Do flasim…”

Në minutën e 84 me ndeshjen në 2-1, Kane pati mundësinë e madhe për të çuar Anglinë në kohën shtesë me meritë. Gjysmë ore më parë, sulmuesi i Tottenham kishte fituar duelin nga pikaa e bardhë me shokun e tij të klubit Lloris. Por këtë herë filmi mes të dyve pati një epilog shumë të ndryshëm. Kane, në fakt, goditi penalltinë e dhënë për një faull naiv të Theo Hernandez ndaj Mount, lart mbi traversë. E në pak sekonda shpresat e miliona tifozëve anglezë u bënë shkrumb e hi.

HISTORI PENALLTISH...

Një vit e gjysmë më parë gabimet e Sancho, Rashford dhe Saka e kurorëzuan Italinë kampione të Europës. Tashmë një tjetër penallti e mallkuar e vështirë për t'u tretur. Dy raste të ndryshme, por i njëjti emërues i përbashkët. It's not coming home (për të panumërtën herë). E media britanike e titulloi "Harry Pain", duke luajtur me mbiemrin e lojtarit dhe dhimbjen për shansin e humbur.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI