Flash

Mesazhi emocional i Ronaldo, pas eliminimit: "Kurrë nuk do t'i ktheja shpinën vendit tim, tani ëndërra mbaroi"

Lapsi.al 11 December 2022
Mesazhi emocional i Ronaldo, pas eliminimit: "Kurrë nuk do t'i
“Të fitoja Kupën e Botës për Portugalinë ishte ëndrra më e madhe dhe më ambicioze e karrierës sime”. Kështu nis postimi i Cristiano Ronaldo në Instagram, një ditë pas eliminimit të tij nga Kupa e Botës, përballë Marokut. Lotët e zhgënjimit dhe trishtimit teksa largohej nga fusha ishin simboli i humbjes së Portugalisë. Lot që ndoshta i kanë kaluar një dyshim në mendjen e të gjithë kritikëve. Po nëse do të ishte titullar? "Kurrë nuk e ktheva fytyrën kur duhej të luftoje dhe nuk hoqa dorë nga ajo ëndërr. Fatkeqësisht dje ëndrra mbaroi. Nuk ia vlen të reagosh në të nxehtë. Dua vetëm që të gjithë ta dinë se shumë është thënë, shumë është shkruar. Është spekuluar shumë, por përkushtimi im ndaj Portugalisë nuk ka ndryshuar për asnjë çast”. Lexo më tej: “Shoku yt gaboi”: Georgina shpërthen kundër Santos. E motra e CR7 akuzon: “Vranë kombëtaren, vranë një komb” Kështu, Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit tronditës nga Kupa e Botës. CR7 flet për një "ëndërr të përfunduar" dhe i rikthehet zërave, tashmë të mohuara nga ai vetë dhe nga Federata Portugeze. E akuzuan se dëshironte të largohej nga Katari pas pankinës kundër Zvicrës e tani ai ka dëshirë të sqarohet. "Unë kam luftuar gjithmonë për objektivin e të gjithëve dhe kurrë nuk do t'u ktheja shpinën shokëve të skuadrës dhe vendit tim - vazhdoi Ronaldo -. Tani për tani, nuk ka asgjë tjetër për të thënë. Faleminderit Portugali. Faleminderit Katar. Ëndrra ishte bukur për aq sa zgjati... Tani le të shpresojmë që koha të jetë një këshilltare e mirë dhe të lejojë secilin të nxjerrë përfundimet e veta”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI