Flash

Video/ Mezani debuton me fitore në shtëpinë e "armiqve": vendosi Adeleke, Bylisit i shembet edhe muri i stadiumit

Lapsi.al 11 December 2022
Video/ Mezani debuton me fitore në shtëpinë e

Rikthim i kampionatit për tu harruar nga Bylis. Në javën e 13 të Superiores, ballshiotët jo vetëm humbasin ndaj "armiqve" të vjetër të Laçit, por i shembet edhe muri i stadiumit. Debuton me fitore Gentian Mezani në pankinën e Laçit, duke mposhtur me shifrat 1-0 në transfertë mallakastriotët. Vendosi Adeleke, në një sfidë që nuk i shmangu dot polemikat. Gjatë gjithë ndeshjes, kishte vazhdimisht protesta për gjykimin e Xhajës. Disa vendime janë cilësuar si të dyshimta të kryesorit dhe asistentëve të tij.

Pak para fillimit të ndeshjes, është krijuar edhe incidenti i parë. Edhe pse asnjë prej skuadrave nuk kishte të bënte në këtë rast. Rrethimi i stadiumit “Adush Muça” është shëmbur. Siç raportohet, kjo ngjarje ka ndodhur për arsye të shirave që kanë rënë orët e fundit. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale.

[video width="480" height="608" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/muri.mp4"][/video]

Ballshiotët kërkuan me ngulm golin, në një ndeshje të tensionuar, edhe për shkak të historikut mes klubeve. Skuadra e Bellait u duk se kishte impaktin më të mirë me ndeshjen, por u goditën në momentin më të mirë. Në pjesën e parë, katër minuta nga fundi, Adeleke mposhti Teqjan, duke shfrytëzuar kundërsulmin. Strategji që Mezani e ndërtoi edhe për pjesën e dytë. Laci, me rikthimin e Shkurtaj dhe formn e gjetur të Borysiuk e Babatunde ka tjetër kualitet. Bylis provoi të mposhte Dajsinanin por pa sukses. "Kur e fillon si unë, jam i kënaqur me skuadrën që gjej - tha Mezani pas ndeshjes -. Mendoj se duhet të punojmë edhe më shumë me këto lojtarë. Kudo që shkoj, lojtarët janë më të mirët e kampionatit. Ky është mentaliteti im, me këmbë në tokë, arrijmë ku duhet. Duhet të harrojmë këtë ndeshje dhe të mendojmë shpejt për ndeshjen e radhës sepse erdhi".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI