Flash

Rivaldo kundër Ronaldos për trajnerin e Brazilit: "I huaj? Do të ishte mungesë respekti"

Lapsi.al 13 December 2022
Rivaldo kundër Ronaldos për trajnerin e Brazilit: "I huaj? Do

Në Brazil, çështja e pasardhësit të Tite vazhdon të mbetet në vëmendje. Pas eliminimit të Selecao nga Kupa e Botës 2022 çështja ka marrë zjarr. I fundit që tha fjalën e tij ishte Rivaldo: “Nuk jam dakord me ata që mbështesin idenë e një trajneri të huaj", tha ish-sulmuesi. Rivaldo, kampion bote me Brazilin në 2002, shtoi" "Mendoj se është një mungesë e madhe respekti ndaj ne brazilianëve. E mbi të gjitha teknikëve të shumtë me vlerë që kemi këtu”.

Referenca ka të bëjë me zërat që janë shfaqur ditët e fundit. Ajo që u hipotezua, ishte një revolucion i vërtetë kulturor për futbollin brazilian. Kjo për faktin se ekipi kombëtar ka qenë gjithmonë i drejtuar nga teknikë brazilianë. Kandidimi i një të huaji u sponsorizua edhe nga Ronaldo: “Do të doja të shihja trajnerë si Guardiola, Ancelotti apo Mourinho të trajnojnë Brazilin”, ishin fjalët e Fenomenit.

Nga ana tjetër, Rivaldo nuk është dakord me ish-shokun e tij. E duket se ka ide të qarta për të ardhmen e Selecao: “Ka shumë trajnerë të aftë për të bërë një punë të mirë me kombëtaren. Si Rogerio Ceni, Renato Gaucho, Cuca, Fernando Diniz dhe Dorival Junior. Të sjellësh një trajner të huaj këtu nuk do të thotë të kesh siguri se do të fitojmë Botërorin e ardhshëm. Përkundrazi, mendoj se çdo trajner do të donte të ishte kampion bote për vendin e tij. Për të gëzuar bashkatdhetarët e tij, që sigurisht i duhet më shumë ne që jemi 'penta' (Brazili është pesë herë kampion bote. Selecao është e jona. E duhet të udhëhiqet nga ata që kanë gjak brazilian në venat e tyre", e mbylli Rivaldo.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI