Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Rrëfimi i Luis Enrique zbulon një fajtor: “Një nga 26 lojtarët duhet ta kisha lënë në shtëpi”

Lapsi.al 13 December 2022
Rrëfimi i Luis Enrique zbulon një fajtor: “Një nga 26

Luis Enrique, pas zhgënjimit në Botëror dhe lamtumirës nga kombëtarja spanjolle, rikthehet të flasë në Twitch. Tekniku e bën këtë në kanalin e transmetuesit shumë të njohur Ibai Llanos. Ish-trajneri i iberikëve ka kujtuar eksperiencën e tij në Katar, duke zbuluar se duhet ta kishte lënë një nga lojtarët e skuadrës në shtëpi. Enrique foli edhe për të ardhmen e tij.

Trajneri asturian beson se Spanja ka humbur një mundësi të madhe. Sipas Enrique asnjë nga katër gjysmëfinalistët nuk është më i mirë se Furitë e Kuqe: “Asnjë nga katër gjysmëfinalistët nuk është më i mirë se Spanja. Kemi humbur një mundësi të madhe. E keqja është se në 90 minuta ose 120 minuta, siç ndodh, gjithçka mund të prishet. Ne nuk luajtëm një ndeshje të mirë kundër Marokut, por pata një lexim pozitiv të asaj se si ishte Kupa e Botës. Unë kam qenë me ekipin për katër vjet dhe tani është koha të bëj llogaritë. Jam shumë i qetë me atë që kam bërë dhe me atë që kam përjetuar”.

Megjithatë, Luis Enrique pretendon se djemtë e tij kanë punuar mirë: “Përsa i përket futbollit, mendoj se kemi humbur një mundësi të madhe. Më vjen keq për këta lojtarë. Në fazën e parë mendoj se ishim në një nivel shumë të mirë, përveç atyre 12 minutave me Japoninë”. Edhe pse, në Katar, ai kuptoi se njërin nga lojtarët duhet ta kishte lënë në shtëpi: “Ne mund të kishim bërë më mirë, sigurisht. U përpoqa të zgjedh më të mirat dhe ato që mendoja se mishëronin idenë time. Shumica e vendimeve në listë janë marrë në dakordësi me stafin tim. Unë do të bëja vetëm një ndryshim nga lista e Kupës së Botës. Ay është njëri që nuk do ta sillja, do të hiqja atë dhe do të vendosja një tjetër. Njëri, jashtë."

LUIS ENRIQUE: “TANI DUA TË DREJTOJ NJË KLUB”

Trajneri nuk e zbuloi emrin e tij, por shtypi spanjoll e ka pikasur. Ata kujtojnë se ditën që Luis Enrique shpalli listën përfundimtare, ai pranoi se Ansu Fatit ishte në dyshim "deri në minutën e fundit". A është ai njeriu i padëshiruar i Enrique? Vështirë ta thuash. Ish-trajneri thotë gjithashtu se do të dëshironte që Leo Messi të fitonte Kupën e Botës në Katar.

Së fundi, asturani nuk ka dyshime për të ardhmen e tij, ai dëshiron të drejtojë një klub: “Jam në një pikë të karrierës sime ku e shoh veten me dëshirën për t'u bashkuar me një klub. Kështu mund të përmirësoj edhe atë që kam bërë në ekipin kombëtar. Por unë do të pres deri në sezonin e ardhshëm, nëse nuk ndodh diçka shumë interesante”.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI