Flash

Viroza shqetëson Francën, dy titullarë në dyshim: Saiss e Mazraoui i prishin 'gjumin' Regragui

Lapsi.al 14 December 2022
Viroza shqetëson Francën, dy titullarë në dyshim: Saiss e

Gjysmëfinalja e dytë në Katar 2022 pritet të jetë ezauruese në nivel fizik. Për vetëm mënyrën si luajnë Franca e Maroku, teknikët Deschamps e Regragui shpresojnë t'i kenë lojtarët në disapozicion. E megjithatë, në kampin francez viroza ka trazuar planet e teknikut. Dy lojtarë janë ende në dyshim. Maroku ka tjetër problem. Regragui pret sinjale shprese deri para ndeshjes nga Mazraoui dhe Saiss, pa llogaritur të skualifikuarin Cheddira.

DY DILEMA TË MËDHA

Franca hyn në katër më të mirat me shqetësime të forta për dyshen Dayot Upamecano dhe Adrien Rabiot. Të dy lojtarët kanë shfaqur simptoma të ngjashme me të ftohtin dhe kanë humbur stërvitjen të martën. Kështu që si Upamecano ashtu dhe Rabiot janë klasifikuar si në dyshim për ndeshjen. Ibrahima Konate dhe Youssouf Fofana do të jenë gati t'i zëvendësojnë nëse është e nevojshme. Nëse Deschamps do t'i ketë të gjithë në dispozicion, titullarët e Les Bleus janë të përzgjedhur.

Jules Kounde duket se e ka fituar vendin ndaj Benjamin Pavard në pozicionin e mbrojtësit të djathtë. Theo Hernandez është duke bërë një punë kompetente në mungesë të vëllait të tij të dëmtuar. Lucas Hernandez, pësoi një këputje të ligamentit në dëbutimin e Francës me Australinë. Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Francës, Giroud, mund të bëhet lojtari më i vjetër në histori që shënon pesë gola në një Kupë Bote. Sigurisht i duhet një gol ndaj Marokut, edhe për të barazuar Kylian Mbappe. Sulmuesi nuk shënoi kundër Anglisë, por Les Bleus i kanë fituar të 10 ndeshjet e Kupës së Botës në të cilën 23-vjeçari ka nisur si titullar.

MAROKU ME SYTË NGA SAISS

Sulmuesi i Marokut, Walid Cheddira, mori dy kartona të verdhë kundër Portugalisë dhe është i pezulluar në gjysmëfinale. 24-vjeçari megjithatë nuk ishte menduar të ishte titullar. Aguerd i West Ham United humbi çerekfinalen kundër Portugalisë pasi pësoi një dëmtim në aduktor në 1/8 ndaj Spanjës. Regragui do të përpiqet për ta vënë atë me cdo kusht në dispozicion. Për më tepër që Romain Saiss duhej të largohej me barelë të shtunën, për shkak të një problemi të vazhdueshëm në kofshë.

Saiss ka pohuar se ai do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të qenë i aftë për gjysmëfinalen. Edhe Mazraoui mund të sforcojë kohët për tu kthyer në fushë, pas një problemi me përkulësit e ijeve. Hakim Ziyech, në anën tjetër, pritet të jetë mirë, pavarësisht se ishte i detyruar të largohej nga fusha gjatë fundjavës. Gjithsesi, Regragui mund të jetë i qetë pasi përjetoi performancat e vendosura të Yahia Attiyat Allah dhe Jawad El Yamiq kundër Portugalisë. E të paktën një nga dyshja duhet të kërkohet të përsëritet edhe në gjysëmfinalen me Francën.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI