Flash

Pelè feston për triumfin e Messi nga shtrati i spitalit: video bën xhiron e botës

Lapsi.al 14 December 2022
Pelè feston për triumfin e Messi nga shtrati i spitalit: video
E çuditshme, por ndodh. Një brazilian mund të bëhet tifoz i Argjentinës. Madje jo një i zakonshëm, por "Mbreti" i Brazilit, Pelè. Me Brazilin jashtë Kupës së Botës, Pelé ka bërë tifo për Lionel Messi. O Rei, i shtruar në spital në Sao Paulo për të trajtuar kancerin e zorrës së trashë, ka ndjekur në tv triumfin e Argjentinës ndaj Kroacisë në gjysmëfinale. Skena është përjetësuar nga vajza e tij Kely Nascimento, në profilin e saj në Instagram. Ajo bëri një story ku duket një televizor me pamjet nga gjysmëfinalja dhe duart e Pelé. Kampioni brazilian dhe vajza e tij janë protagonistët e historisë së postuar në rrjetet sociale. Ajo që e bën edhe më të vecantë është zbukurimi me gif-e të animuara me imazhin e Pleshtit. “Sa gjë e bukur” është fraza e postuar bashkë me foton, në të cilën nuk shihet O Rei, por në sfond është dhoma e spitalit Albert Einstein. Lexo më tej: Pelé, familja qetëson Brazilin: “Nuk është në rrezik, ka infeksion polmonar post-Covid” Pelè është shtruar në spital që nga fundi i nëntorit. Javët e fundit kanë qarkulluar lajme disi kontradiktore lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Në fillim, disa media folën për ndalimin e kimioterapisë dhe fillimin e kujdesit paliativ. Zëra të cilave fillimisht familjarët dhe, më pas mjekët, iu përgjigjën me një buletin mjekësor ku flitet për përmirësim të gjendjes. E gjitha kjo, ndërsa në Katar vërshuan homazhet e shumta kushtuar kampionit brazilian. Në fushë, në tribuna dhe jashtë fushës.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI