Flash

Avancon sëmundja, Vialli largohet nga kombëtarja italiane: "Duhet të ndihmoj trupin tim, në këtë fazë"

Lapsi.al 14 December 2022
Avancon sëmundja, Vialli largohet nga kombëtarja italiane: "Duhet

Gianluca Vialli largohet nga detyra e kreut të delegacionit të kombëtares së Italisë. Këtë e ka bërë të ditur vetë ish-sulmuesi, i cili prej vitit 2017 po lufton me kancerin e pankreasit. “Në fund të një 'negociate' të gjatë dhe të vështirë me ekipin tim të mrekullueshëm të onkologëve, kam vendosur të pezulloj, shpresoj përkohësisht, angazhimet e mia profesionale - tha ai për faqen e internetit të FIGC -. Qëllimi është të përdor të gjitha energjitë psiko-fizike për të ndihmuar trupin tim të kapërcejë këtë fazë të sëmundjes. Në mënyrë që të mund të përballem sa më shpejt me aventura të reja dhe t'i ndaj me të gjithë ju. Një përqafim".

Vialli, i cili mori rolin e kreut të delegacionit të 'Azzurri' në nëntor 2019, në vend të Gigi Riva, njoftoi sot vendimin e tij. Ai e ka bërë lajmërimin për mungesën e tij para ndeshjeve të radhës të kombëtares, të planifikuara në vitin 2023.

GRAVINA: "VIALLI PROTAGONIST I KOMBËTARES EDHE NË TË ARDHMEN"

"Gianluca është një protagonist absolut i kombëtares italiane. E do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në të ardhmen. Falë forcës së tij shpirtërore të jashtëzakonshme, kombëtares dhe dashurisë së gjithë familjes Federale, jam i bindur se ai do të kthehet së shpejti. Ai mund të mbështetet në secilin prej nesh. Sepse jemi një ekip, brenda dhe jashtë fushës”. Kështu deklaroi presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina. Një koment i bërë mbi vendimin e Gianluca Vialli për të pezulluar angazhimet e tij për të kapërcyer “këtë fazë të sëmundjes”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI