Flash

Video/ Richarlison, pas zhgënjimit në Katar bën tatuazh…Neymar e Ronaldo

Lapsi.al 14 December 2022
Video/ Richarlison, pas zhgënjimit në Katar bën
Richarlison mundohet të harrojë zhgënjimin e Katarit me një tatuazh të ri të dukshëm. Sulmuesi i Tottenham shënoi tre gola në Lindjen e Mesme, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Brazilit në turne. Por Richarlison u largua në lot nga Education City në Doha pas humbjes nga Kroacia me penallti. Ëndrra e sulmuesit mori një fund të papritur në çerekfinale dhe Seleção nuk arriti të fitojë Kupën e Botës për të gjashtën herë. Tifozët dhe lojtarët janë ende duke metabolizuar zhgënjimin e Richarlison gjeti një mënyrë të habitshme. Para se të rikthehet në fushë me Spurs, ai bëri një tatuazh të ri, që i mbulon gjithë shpinën. 25-vjeçari ka dashur të nderojë një nga bashkëlojtarët e tij aktualë dhe njërin nga lojtarët më të mëdhenj brazilianë të të gjitha kohëve.

RONALDO E NEYMAR NË TATUAZH

Sulmuesi i besoi Dom Tattoo, një artist me mbi 180,000 ndjekës në Instagram. Tatuazhi nuk ka përfunduar ende, por tifozët mundën të admirojnë një pamje paraprake në një histori në Instagram. Tatuazhi përshkruan një fëmijë nga pas, i veshur me fanellën e Brazilit me numrin 9 të Richarlison dhe një kapele. I vogli shikon një favelë, por shikon edhe nga tre fytyra: atë të Ronaldo Fenomenit, atë të vetë Richarlison dhe atë të shokut të kombëtares Neymar. 25-vjeçari mundi të takojë idhullin e tij Ronaldo pikërisht në Katar, pas fitores 4-1 ndaj Koresë së Jugut. Richarlison, i vlerësuar nga ish-sulmuesi, ka mbetur pa fjalë nga emocionet: “Nuk arrij as të flas”. Më pas ata performuan së bashku “vallen e pëllumbave”, festimi tipik i lojtarit të Spurs pas golit. Richarlison, gjatë takimit me Fenomenin, nënvizoi se Neymar dhe Ronaldo kanë qenë gjithmonë dy idhujt e tij të mëdhenj: “Jam i emocionuar që e shoh sepse ai është idhulli im, ashtu si Neymar. Për mua ishte një frymëzim në fëmijërinë time. Unë mendoj se ju keni parë tashmë shumë foto të mia me modelin e tij të flokëve".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI