Flash

Federata portugeze zgjedh një trajner Special: Mourinho kandidati numër 1 për të zëvendësuar Santos

Lapsi.al 14 December 2022
Federata portugeze zgjedh një trajner Special: Mourinho kandidati

Në Portugali janë të sigurt. Federata kërkon t'ia besojë stolin e kombëtares José Mourinho, me Fernando Santos gjithnjë e më pranë lamtumirës pas një Botërori zhgënjyes. Sipas të përditshmes ‘Record’, trajneri aktual i Romës është 100% i përzgjedhuri për rolin e trajnerit. Drejtuesit federalë portugezë nuk kanë marrë ende një vendim përfundimtar, por hipoteza më e mundshme e sheh Special One në rolin e përzgjedhësit të kombëtares.

Ka padyshim një pengesë shumë të vështirë për t'u kapërcyer. Kontrata që lidh Mourinhon me Romën deri në vitin 2024. Në fakt nuk mund të imagjinohet që Special One të jetë trajneri i verdhekuqve dhe i Portugalisë në të njëjtën kohë. Në të kaluarën Mou e kishte komentuar kështu ofertën e Portugalisë në vitin 2013, me mundësinë e një detyre të dyfishtë: "Doja të pranoja, por nuk do të kisha kohë për një punë tjetër me kohë të pjesshme dhe nuk do të ishte etike". Sidoqoftë, Mourinho nuk do të ulet në pankinën portugeze këtë sezon, shkruan gazeta. Do të flitet për këtë nga qershori, por federata duhet të gjejë një marrëveshje me Romën. Në pritje të akordit, federata portugeze e futbollit do të mendonte për një zgjidhje të përkohshme, si përzgjedhësi i U-21 Rui Jorge.

SONDAZHI A BOLA, MBI 40% DUAN MOU NË PANKINË

Tifozët portugez nuk kanë asnjë dyshim. Ata duan José Mourinho si trajnerin e ardhshëm të Portugalisë. Kjo është ajo që del nga një sondazh i gazetës lokale A Bola. Special One mposhti konkurrencën, duke mbledhur 40.3% të votave. Në vendin e dytë, shumë prapa, Rui Jorge (11.6%). Ai ka lënë pas Leonardo Jardim dhe Abel Ferreira.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI