Flash

Mick Schumacher në hapat e të atit, por larg rezultateve: piloti largohet nga Ferrari e shkon te Mercedes

Lapsi.al 15 December 2022
Mick Schumacher në hapat e të atit, por larg rezultateve: piloti

Në gjurmët e babait Michael. Vetëm se jo për rezultatet. Mick Schumacher është larguar nga Ferrari për të kaluar te Mercedes. Gjermani ndërpreu marrëdhënien me skuadrën e Maranellos dhe pranoi rolin e pilotit rezervë në 2023-in, ofruar nga Toto Wolff. Kështu, 23-vjeçari do të jetë në gjendje të qëndrojë në cirkun e F1. Ai do të zëvendësojë Hamilton dhe Russell në ndonjë nga provat e lira gjatë Kampionatit Botëror.

"Jam i emocionuar që jam pjesë e ekipit F1 Mercedes-AMG PETRONAS si pilot rezervë për vitin 2023 - tha Mick -. Do të përkushtohem të jap maksimumin për të kontribuar në performancën e tyre në këtë mjedis shumë konkurrues dhe profesional. E konsideroj një fillim të ri. E jam i emocionuar dhe mirënjohës për Toto dhe të gjithë personat e përfshirë për besimin e tyre tek unë. F1 është një botë kaq magjepsëse dhe nuk ka fund për të mësuar. Kështu që mezi pres të thith më shumë njohuri dhe të bëj më të mirën për ekipin e Mercedes."

KOMUNIKATA E FERRARI

Pas katër viteve në Akademinë e Pilotëve të Ferrari, Scuderia dhe Mick Schumacher kanë vendosur reciprokisht të mos e vazhdojnë bashkëpunimin. Ai iu bashkua familjes Ferrari në vitin 2019, përmes programit të të rinjve në Maranello. Mick si pilot i FDA konkurroi në dy sezone të Formula 2 me ekipin Prema Racing, duke marrë tre fitore dhe titullin e vitit 2020. Vitin pasues ai debutoi në Formula 1 me Ekipin Haas F1, ku qëndroi deri në fund të sezonit që sapo përfundoi. Për të 43 Grand Prix dhe 12 pikë të fituara në garat e Austrisë (vendi i 6-të) dhe Britanisë së Madhe (vendi i 8-të). Faleminderit Mick nga Ferrari për këto katër vite, e shumë kilometra, të përbashkëta. E urimet më të mira për vazhdimin e karrierës tënde.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI