Flash

Franca është Brazili i ri, 4 finale në 7 edicione: Mbappé kaloi Pelé e Deschamps synon rekordin e Pozzo

Lapsi.al 15 December 2022
Franca është Brazili i ri, 4 finale në 7 edicione: Mbappé

24 vjet më parë, me suksesin e parë në Botërorin e organizuar në shtëpi Franca filloi dominimin në futbollin ndërkombëtar. Atëherë, Les Bleus u imponuan 3-0 ndaj Brazilit. Në pritje të finales kundër Argjentinës dhe duke i hedhur një sy skuadrës së Deschamps, duket se ky dominim mund të zgjasë edhe për shumë vite të tjera. Katër finale në shtatë edicionet e fundit të Kupës së Botës (1998, 2006, 2018 dhe 2022). Duket sikur atë natë në Paris në 1998 Franca i hoqi Brazilit rolin e kombëtares mbretëreshë.

E atë natë në fushë, me shiritin e kapitenit në krah, ishte edhe Didier Deschamps. Falë suksesit kundër Marokut ai u bë trajneri i katërt i aftë për të shkuar në dy finale radhazi të Kupës së Botës. Arritjen e kishin bërë më parë Vittorio Pozzo (me Italinë, 1934 dhe 1938). U deshën mbi 50 vjet që historia të përsëritej me Carlos Bilardo (me Argjentinën, 1986 dhe 1990) dhe Franz Beckenbauer (me Gjermaninë, 1986 dhe 1990). Deschamps tani synon rekordin e trajnerit italian, i vetmi që i fitoi të dy finalet. Ish-mesfushori i Juventusit, duke fituar ndaj Argjentinës, do të arrinte edhe dy legjenda si Pelé. Legjenda braziliane ka fituar 3 si lojtar,  Zagallo dy si lojtar dhe një si trajner. Nëse Deschamps ja del, do t bënte 3: dy si trajner e një si lojtar.

REKORDET E VENDOSURA DHE ATO NË LOJË...

Megjithatë, është dikush te Franca që e ka kaluar tashmë legjendën e Pele. Kylian Mbappé në Katar është bërë lojtari që në moshën 24-vjeçare ka shënuar më shumë gola në një Botëror. Francezi ka realizuar 9 kundër 7 të brazilianit. Sulmuesi tani mund të synojë rekordin e Miroslav Klose, golashënuesi më i mirë ndonjëherë në Kupën e Botës me 16 gola. Sigurisht, rekordi që i intereson më shumë Mbappe është ende i Pele. Braziliani është i vetmi lojtar, të paktën deri të dielën, i aftë të fitojë dy Botëror në moshën 24 vjeçare.

Lexo më tej: Macron i magjepsur nga “kimia” e Francës, Deschamps tërbohet me pyetjen: “As nuk dua t’i përgjigjem”

Duke folur për rekordet, kuptohet edhe lidhja shumë e ngushtë që duket se ekziston mes Francës 1998 dhe asaj sot. Familja Thuram meriton një përmendje të veçantë. Lilian (dy herë, në '98 dhe në 2006) dhe Marcus janë në fakt dyshja e parë baba-bir në histori, që arrijnë finalen e Kupës së Botës. Në rast fitoreje franceze padyshim do të ishin edhe dyshja e vetme babë-bir që do të shpalleshin kampionë bote.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI