Flash

Macron i magjepsur nga "kimia" e Francës, Deschamps tërbohet me pyetjen: "As nuk dua t'i përgjigjem"

Lapsi.al 15 December 2022
Macron i magjepsur nga "kimia" e Francës, Deschamps tërbohet

Pas dëmtimit që e detyroi të humbiste Kupën e Botës, Karim Benzema u rikthye në stërvitje me Real Madrid pak ditë më parë. Një detaj i tillë i ka bërë gazetarët francezë të harrojnë për një moment edhe kualifikimin në finale. Të joshur nga ideja për të parë sulmuesin në fushë në aktin e fundit të Botërorit, ata tërbuan Deschamps me pyetjen e tyre. A mund të bashkohet me Francën për të luajtur në finale kundër Argjentinës. Trajneri Deschamps ishte i prerë: “As nuk do tiu përgjigjem, tani mund të më bëni pyetjen tjetër”. Benzema, megjithatë, duhet të jetë në tribunë në Katar të dielën, sepse, ai nuk është hequr asnjëherë nga të grumbulluarit. E sidoqoftë, do të marrë medaljen e artë ose të argjendtë në Katar.

MACRON: "KRENAR PËR FRANCËN, KIMI E PABESUESHME"

“Jam shumë krenare për ‘Bleus’ e tani po kryqëzoj gishtat për të dielën. Të gjithë do të jemi me ta”. Kështu e shpreh presidenti francez Emmanuel Macron, duke komentuar kalimin e Francës në finalen e Kupës së Botës. Macron, pas fitores së djeshme ndaj Marokut, ka dashur të vlerësojë edhe kundërshtarët. “Dua të përshëndes ekipin maroken dhe të gjithë marokenët, që vërtetë luajtën një ndeshje shumë të mirë”, tha ai. "Ne kemi lojtarë me përvojë dhe shumë të rinj në ekipin kombëtar dhe përzierja e të dyjave është absolutisht e mahnitshme. Unë kam shumë besim në këtë kimi. Mendoj se është një ekip me shumë zemër, vullnet e do të kemi 68 milionë njerëz që do t'i mbështesin”.

Lexo më tej: Theo Hernandez paralajmëron Argjentinën: “Messi nuk na tremb”

THURAM NË HISTORI: BABA E BIR NË FINALEN E BOTËRORIT

Lilian dhe Marcus Thuram rishkruajnë historinë e futbollit. Për herë të parë, një dyshe babë-bir ka arritur në një finale të Kupës së Botës. Pas fitores në gjysmëfinale ndaj Marokut dhe kualifikimit në aktin e fundit të Katarit 2022, Marcus do të barazohet me babain e tij Lilian. Ish-mbrojtësi këtë rezultat e ka arritur dy herë me Francën (1998 dhe 2006).

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI