Flash

Piqué, lamtumira e futbollit me karton të kuq e ofendime ndaj arbitrit Manzano: "Je arbitri që na e ka futur më shumë"

Lapsi.al 9 November 2022
Piqué, lamtumira e futbollit me karton të kuq e ofendime ndaj

Karriera e Gerard Piqué përfundoi me një përjashtim nga pankina në minutën e 45, të ndeshjes Osasuna-Barcelona. Mbrojtësi katalanas ka sulmuar ashpër arbitrin Gil Manzano në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes. "A e pe cfarë goditje këndi na fërshëlleve kundër? -janë frazat e Pique të shënuara në raportin e arbitrit -. Je arbitri që na e ka futur më shumë. Është një turp i ndyrë, bir i shëmtuar ku*ve”. Pique sigurisht i referohet vendimit për të akorduar një goditje këndi që parapriu golin e vendasve.

Pique është ankuar në mënyrë të ezagjeruar për përjashtimin e shokut të tij të skuadrës Lewandowski. Mbrojtësi ka akuzuar Gil Manzano se u tregua shumë i ashpër me të verdhën e tij të dytë. Si të mos mjaftonte kjo, ai drejtoi gishtin edhe mbi aksionin që çoi në golin e vendasve. Goli u vlerësua pavarësisht një kontakti të mëparshëm ndaj Marcos Alonso dhe pas një këndore shumë të dyshimtë.

Ka qenë vetë Gil Manzano, në raportin e tij pas ndeshjes, që ka shpjeguar në detaje debatin me Piqué. “A e pe se çfarë këndore na fërshëlleve kundër? – lexohet në raport -. Pasi delegati i klubit u informua për përjashtimin e këtij lojtari, ai vazhdoi të përsëriste të njëjtat shprehje. Më pas ai u shoqërua në dhomën e tij të zhveshjes nga stafi i klubit të tij, ndërsa më drejtohej mua me fjalët e mëposhtme: 'Një turp i ndyrë, bir i shëmtuar kur*e...'. Për mbrojtësin spanjoll ky është përjashtimi i 11-të në karrierën e tij me Barcelonën, një rekord. Një mënyrë vërtet e keqe për t'i dhënë fund një karriere të lavdishme dhe të suksesshme.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI