Flash

"Të dobëta e të shëndosha në tavolina të ndara": Donati tre herë kampion bote denoncon skandalin e aerobisë

Lapsi.al 8 November 2022
"Të dobëta e të shëndosha në tavolina të

Nga gjimnastika tek aerobia, filli i përbashkët është gjithmonë i njëjtë dhe është drithërues. Skandali po përhapet me shpejtësi, sepse sportistët e gatshëm të flasin shtohen dita-ditës. Ata zbulojnë detaje të reja për një “metodë”, që nuk ka lidhje me sportin dhe me vlerat e tij. Këtë herë Davide Donati, tre herë kampion bote me ekipin kombëtar të aerobisë, hapi kutinë e Pandorës: “Gjatë çdo vakti, vajzat ndaheshin sipas peshës: kishte dy tavolina, njëra për të hollat dhe tjetra për të të shëndoshat, siç përcaktoheshin nga teknikët - tregon ai për Repubblica-. Ndarja fizike ishte një poshtërim i përditshëm për ta. Menyja ndryshonte dukshëm sipas tavolinave. Ato që konsideroheshin të dobëta mund të hanin diçka më shumë se të tjerat".

Donati vazhdoi përsëri: "Ne meshkujt, që mund të hanim edhe bukë, shpesh e fshihnim brenda kapuçit të xhupit dhe ua çonim vajzave të uritura pas drekës. Nuk janë raste të izoluara. Fjalët e tyre kanë hapur një plagë të dhimbshme te të gjithë ne dhe duam t'i mbështesim. E askush të mos thotë që Federata nuk ishte në dijeni të këtyre sjelljeve".

HISTORIA E RRËFYER NË NJË DETYRË KLASE E INDIFERENCA E FEDERATËS

Edhe më shqetësuese është historia e rrëfyer nga Verdiana Serafini, nëna e Ilarias. Vajzës së vogël, që pak muaj më parë, shprehu gjithë shqetësimin e saj të thellë në një temë të vitit të tretë në gjimnaz: "Gjatë ushtrimit - shkroi Ilaria - instruktorja e gjimnastikës ritmike e një klubi sportiv roman filloi të bërtasë për gjithçka. Më quajti dosë, derrkuce, hipopotam".

"Më vjen keq, shumë keq -tha Verdiana Serafini-. Ne e kaluam, i bëmë llogaritë, reaguam. Vajza të tjera nuk patën forcë. Si shkoi në rastin tonë? Iu drejtuam Prokurorisë federale dhe pas një procesi të komplikuar burokratik u arrit një denim. Pezullim vetëm një muaj e gjysmë për trajneren. Pezullimi u aktivizua gjatë muajve të verës kur nuk kishte gara federale. Një tallje. Në shtator e gjetëm në juri në një garë rajonale. E pastaj ajo u kthye në stërvitje në qendrat teknike federale për të cilat ishte thirrur edhe vajza jonë. Kjo mungesë ndjeshmërie është thellësisht e padrejtë ndaj asaj që kemi vuajtur”.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI