Flash

Abazaj i sigurtë si titullar, Reja me ide të qarta: kombëtarja niset drejt Marbella

Lapsi.al 8 November 2022
Abazaj i sigurtë si titullar, Reja me ide të qarta: kombëtarja

Për disa është grumbullimi i dytë e për të tjerë është hera e parë që thirren nga kombëtarja. E megjithatë, tekniku Edoardo Reja ka patur mundësinë të krijojë një ide për potencialin e secilit prej 23 të përzgjedhurve. Për miqësoren me Katarin, italiani është bazuar në kampionatin kombëtar. E si një zgjedhje e tillë edhe elementët që do të zbresin në fushë janë ata që i kanë krijuar më shumë besim Rejas. Kristal Abazaj, i vetmi 'i huaj' është i sigurtë nga minuta e parë, ndësa kuqezinjtë janë nisur drejt Marbella.

Deklarata që do të kenë mundësi të luajnë më shumë se 45 minuta, si ndodhi me Arabinë Saudite, është e qartë. Ajo lajmëron se prioritet kanë lojtarët që ishin pjesë e ndeshjes së parë. Në portë duhet të debutojë Sherri, i mbrojtur Gurishta, Bitri e Turkaj. Në krahët e mesfushës do të jenë Hadroji e Albion Marku. Ndërsa qendra me shumë mundësi do të jetë pronë e Deliut, Abazaj e Kallakut. Përpara sulmi orientohet drejt dy lojtarëve më të spikatur të kampionatit: Skuka e Xhixha.

Qendërsulmuesi i Partizanit dhe golashënuesi më i mirë i Tiranës e Superiores, janë një dyshe që mund të funksionojë mirë. Dibrani në fakt është ambjentuar me lojën e Carës, gati të futet nga pankina. Por ai mund të bëjë mirë edhe me sulmuesin bardheblu. Natyrisht zëvendësimet do të jenë të shumta dhe do të ketë hapësira edhe për Abazajn, Herald Markun, Dajsinanin apo Ismilgecin. Por ajo që mbetet prioritet është që kuqezinjtë të tregojnë një nivel të mirë loje përballë një kundërshtari që do të jetë pritës i Botërorit. Një skuadër që reja e ka cilësuar më kualitative se Arabia Saudite.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI