Flash

Pogba, rinovimi me United e Raiola: “Atë kontratë nuk do ia kishte dhënë ta firmoste as qeni”

Lapsi.al 7 November 2022
Pogba, rinovimi me United e Raiola: “Atë kontratë nuk do ia

Paul Pogba, në orët e fundit, u ngjit në skenën e Golden Boy 2022 për t'i dorëzuar çmimin si Best European Player’s Agent menaxheres së tij, Rafaela Pimenta. Francezi, fituesi i Golden Boy 2013, ka informuar tifozët e shtypin për gjendjen e tij fizike. Por ka kujtuar edhe Mino Raiola, duke zbuluar një episod me protagonist edhe Sir Alex Ferguson.

Nisi me ceremoninë e dorëzimit të çmimit për Rafaela Pimenta. Mesfushori shpjegon se sa e rëndësishme është menaxherja e tij për të: “Rafaela Pimenta? Ajo është nëna ime e dytë dhe më ka dhënë shumë në karrierën time. Më bëri të kuptoj shumë gjëra në jetë dhe është një person shumë i rëndësishëm për mua dhe familjen time”. Nga menaxheri te gjendja e tij fizike. Francezi prej disa kohësh është ndalur për shkak të dëmtimit. Kur po rikuperohej, ditët e fundit, ai është ndalur sërish për një problem muskulor në kofshën e djathtë: “Si jam? Më mirë, le të themi mirë”.

KONTRATA E 'QENIT'

Kampioni i botës më pas kujtoi ish-menaxherin Mino Raiola. Ai tregoi një anekdotë qesharake që daton disa vite më parë, në përvojën e tij të parë në Old Trafford: “Te Manchester United, isha 18 vjeç, e Ferguson donte që unë të nënshkruaja rinovimin. Mino erdhi me vonesë, unë isha me Rafa në krah dhe ai shikoi kontratën duke thënë 'Pra ke firmosur?' Ne i thamë jo. Mino më pas tha: 'Këtë kontratë unë as qenit tim nuk do ia jepja ta nënshkruante. Paul, ngrihu dhe të ikim".

Francezi, Rafaela Pimenta dhe Raiola braktisën Sir Alex Ferguson dhe u larguan: "Ne u larguam", thotë Pogba dhe menaxherja shtoi: "Paul ishte shtatëmbëdhjetë vjeç, pa nga unë dhe tha 'po ky është i çmendur'". Pogba në fund tregon se ai dhe Mino shpesh ngacmoheshin me batuta me njëri-tjetrin: “Me Minon bënim shumë gjëra të tilla. Unë tallesha e i thosha ‘Hë, ke humbur kilogramë sot’. E ai përgjigjej 'A ke ndryshuar tashmë parukier?'".

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI