Flash

Një finale Champions në playoff të Europa League: Barcelona përplaset me United, shkon mirë për Juventus

Lapsi.al 7 November 2022
Një finale Champions në playoff të Europa League: Barcelona

Shorti i hedhur për fazën playoff të Europa League ka dhuruar përplasje spektakolare. Të dytët e renditur në fazën e grupeve, janë përplasur me të zbriturit nga Champions League, por menjëherë ka ardhur një sfidë me ‘aromë‘ Champions. Barcelona ka gjetur përballë Manchester United në shortin e hedhur në Nyon. Një kundërshtar që dikur e sfidonte në finalen e kompeticionit elitar për klube, që si atëherë ka në vijën e parë të sulmit Cristiano Ronaldo. Rivali i vjetër i katalanasve, një ish-blancos për më tepër, ndez që tani sfidën për trofeun.

Përplasen dy pretendentët kryesorë e fërkojnë duart të tjerët. Të gjithë shpresonin të evitonin Manchester United dhe Cristiano Ronaldo, por fati i keq i takoi Barcelonës. Edhe Juventus gjen një njohje të vjetër si Nantes, me të cilët është ndeshur herën e fundit në vitin që fitoi Kupën e Kampioneve të fundit. Ndeshja e parë do të jetë në Torino, ashtu si të gjithë të ardhurit nga vendi i tretë i grupeve të Champions që luajnë në shtëpi e pastaj kthimin në transfertë.

Roma e Mourinho duhet tia dalë me Salzburg, skuadra austriake e eliminuar në grupin e Milan. Fituesit e Conference League në Tiranë, kthimin e kanë në shtëpi. Ajax mund ta quajë veten pa fat, sepse përballë do të ketë Union Berlin që vetëm një ditë më parë humbi kryesimin e Bundesligës. Sporting duhet të masë forcën me Midtyjlland, ndërsa Shakhtar do të jetë pritës në ndeshjen e parë me Rennes. Interesante edhe sfida mes Sevilla e PSV Eindhoven, me spanjollët që nuk janë në momentin e tyre më të mirë, ndërsa hollandezët vijnë si kryesues të kampionatit. Ndeshja e fundit, por jo për nga rëndësia do të jetë mes Beyer Leverkusen e Monaco.

PLAYOFF I EUROPA LEAGUE

Barcellona - Manchester United

Juventus - Nantes

Sporting CP - Midtyjlland

Shakthar Donetsk - Rennes

Ajax - Union Berlin

Bayer Leverkusen - Monaco

Sevilla - PSV Eindhoven

Salzburg – Roma

DATAT E EUROPA LEAGUE

Playoff-et për fazën eliminatore: 16 dhe 23 shkurt

Raundi i 1/8: 9 dhe 16 mars 2023

Çerekfinalet: 13 dhe 20 prill 2023

Gjysmëfinalet: 11 dhe 18 maj 2023

Finalja: 31 maj 2023 në Puskás Arena në Budapest (Hungari)

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI