Flash

Video/ Conte krijon incident me pankinën e Liverpool: futet në zonën teknike të Klopp dhe grindet me Lijnders

Lapsi.al 7 November 2022
Video/ Conte krijon incident me pankinën e Liverpool: futet në
Tottenham humbi në shtëpi përballë Liverpool dhe pëson disfatën e tretë në katër ndeshjet e fundit. Mohamed Salah, me një dygolësh, i ka dhënë Reds fitoren e parë në transfertë në kampionat. Liverpool lë pas kështu dy humbjet e fundit radhazi. Spurs nuk i mjaftoi goli i Harry Kane në minutën e 70-të. Një ndeshje plot emocione si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Antonio Conte në fund u tërbua dhe u fut në zonën teknike të Klopp, duke u grindur me Lijnders. Më pas, një gjest zemërimi i kushtoi atij kartonin e verdhë. 19 minuta nga fundi, topi doli jashtë dhe është rivënie anësore për Liverpool. Antonio Conte dëshironte që Reds të rifillonin lojën menjëherë, por e ekzagjeroi duke bërë që të ndodhte gjithçka. Robertson nuk mund ta riluajë topin në lojë, sepse askush nuk e ktheu topin që doli pak më parë. Trajneri i Spurs, në atë moment, doli nga vetja. Conte u kthye nga pankina e kundërshtarit dhe dalloi se Pep Lijnders, ndihmësi i Klopp, kishte një tjetër top në duar. Lijnders nuk ia dorëzoi topin Robertsonit për të humbur pak kohë, por tekniku italian nuk duroi më. Conte u fut në zonën teknike të Reds, iu afrua asistentit të Klopp dhe i zemëruar i mori topin nga duart holandezit.

CONTE: “KAM RESPEKT TË MADH PËR KLOPP E STAFIN E TIJ”

Trajneri i Liverpool ngre duart për të protestuar dhe tërhequr vëmendjen e arbitrit dhe ndërkohë, mes dy pankinave shpërthen një sherr i zjarrtë. Në fund, arbitri paralajmëroi Conte. 53-vjeçari, pas ndeshjes, tha se kishte respekt për Klopp dhe stafin e tij. Por gjithashtu, ai shprehu zhgënjimin e tij për rezultatin, të cilin e konsideron të padrejtë: “Kam respekt të madh për Klopp dhe stafin e tij. Është e vështirë të shpjegosh humbjen e sonte, ne meritonim shumë më tepër. Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë. Portieri i tyre bëri disa pritje të bukura dhe ne goditëm shtyllën dhe traversën. Mendoj se rezultati ishte i padrejtë”.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI